X

Erë e ftohtë dhe dëborë, vishuni trashë nesër, temperaturat zbresin në ekstrem


Dita e nesërme do të shoqërohet nga një mot i ftohtë, me reshje dëbore dhe stuhi ere.

Ky është parashikimi më i fundit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, i cili paralajmëron qytetarët të bëjnë kujdes, kryesisht ata që do të udhëtojnë.

Duke filluar nga orët e mesditës së nesërme era do të fryjë me një shpejtësi të vrullshme dhe me rrahje në të gjithë bregdetin, duke krijuar vështirësi në lundrim. Gjithashtu, do të ketë dhe rënie të temperaturave në minus, në mbarë vendin.

PARASHIKIMI:

Përshëndetje nga SH.M.U!

Ditën e diel, moti në vend parashikohet me vranësira mesatare e të dendura përgjatë lindjes. Gjatë ditës do të bëhen të pranishme reshje të lehta bore në veri, verilindje, jug dhe juglindje, ndërsa në bregdetin jugor reshje shiu të dobëta.

Për të gjithë ju që do të udhëtoni, era do të fryjë me drejtim verilindje-veri, e prej orëve të mesditës fiton shpejtësi e vrullshme dhe me rrahje në të gjithë bregdetin, zonat e ulëta e lugina. Në brigjet e Jonit, stuhi ere. Kjo situatë, do të sjellë shtim të dallgëzimit të forcës 6-7 ballë.

Kujdes i veçantë duhet të tregohet nga ngricat që do të jenë të pranishme në të gjithë vendin në mëngjes e kryesisht në mbrëmje.

Temperaturat, do të pësojnë rënie e cila do të jetë e ndjeshme në orët e pasdites e të mbrëmjes, më konkretisht në:

zonat malore -6ºC deri në 0ºC
zonat e ulëta -2ºC deri në 10ºC
zonat bregdetare -1ºC deri në 11ºC

Fundjavë të bukur në vazhdim!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Udhëtonin me 170 km/h në autostradën Tiranë-Durrës, Policia heq patenta gjatë natës (VIDEO)

Policia rrugore ka zhvilluar sërish kontrolle me radar gjatë natës në rrugën interurbane Tiranë-Durrës për të parandaluar aksidentet rrugore qe...

Close