X

Vritet gjenerali më i fuqishëm në Iran/ SHBA: Mbrojtëm amerikanët! Khamenei: Hakmarrja i pret kriminelët!


Një sulm ajror amerikan vrau komandantin më të fuqishëm ushtarak të Iranit dhe njeriun e dytë më të rëndësishëm në vend, Qasem Soleimani. Sulmi u krye në aeroportin e Bagdadit, në momentin që gjenerali po largohej i shoqëruar nga disa persona.

Ky sulm ndaj gjeneralit Soleimani, është urdhëruar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

“Nën drejtimin e presidentit, ushtria amerikane ka ndërmarrë një veprim vendimtar për të mbrojtur personelin amerikan jashtë vendit duke vrarë Qasem Soleimani,” tha Pentagoni në një deklaratë.

62 vjeçari, Qasem Soleimani, ishte drejtuesi i operacioneve ushtarake në Lindjen e Mesme dhe drejtonte skuadrën elitë Quds Force.  Nën drejtimin e tij, Irani kishte rritur prezencën ushtarake në Iraq dhe Siri dhe orkestroi ofensivën ndaj grupeve rebele.

Solemaini shihet në Iran si një hero kombëtar dhe vrasja e tij konsiderohet si një agresion i hapur ndaj Iranit, duke rritur tej mase tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit. Lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei, ka deklaruar se “një hakmarrje e rëndë i pret kriminelët amerikanë”. Ai gjithashtu ka vendosur tre ditë zie kombëtare.

Dy raketa nga një aeroplan goditën gjeneralin Soleimani menjëherë pasi ai u nis nga aeroporti i Bagdadit.

Në sulm u vra edhe Abu Mahdi al-Muhandis, nënkryetari i shoqatës së forcave të milicisë në Irak, Njësitë Popullore të Mobilizimit.

Pentagoni e justifikoi atentatin, duke thënë se Gjeneral Soleimani ishte “në mënyrë aktive në zhvillim të planeve për të sulmuar diplomatët amerikanë dhe anëtarët e shërbimit në Irak dhe në të gjithë rajonin”.

Sulmi erdhi pak ditë pasi protestuesit sulmuan ambasadën amerikane në Bagdad, duke u përplasur me forcat amerikane në vendngjarje.

Pentagoni tha që Gjeneral Soleimani mori përsipër sulmet ndaj ambasadës. Pak minuta para deklaratës Presidenti Donald Trump, në Twitter postoi një flamur amerikan pa asnjë koment.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Kërkohej për fshehje të të ardhurave, prangoset 42 vjeçari në Durrës

Në Durrës është arrestuar një 42-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim për “Fshehje të të ardhurave”. Nga Policia...

Close