AKTUALITET, 31 Dhjetor 2019, 17:41

Detaje të reja nga plagosja në Durrës/ Shitësi plagos me thikë në shtëpi kryetarin e njësisë adminsitrative bashkë me nipin

Detaje të reja nga plagosja në Durrës/ Shitësi plagos me

Një 41 vjeçar dhe nipi i tij do ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve në spital.

Shkak u bë nje zënkë për çështje banale që përfundoi me përdorimin e thikës.

Fllimisht, dy personat e plagosur dhe autori i ngjarjes kanë bërë debat në rrugë dhe më pas kanë shkuar në banesën e 41-vjeçarit Rrapo Osmani, i cili mban edhe detyrën e kreut të njësisë Administrative Sukth.

Sipas raportimeve, Rrapo Osmani ka qenë duke ecur në rrugë ku ka parë në trotuar Algert Metën i cili është tregtar ambulant. Osmani mësohet t'i ketë thënë se duhet të largohet pasi nuk lejohet të tregtojë në trotuar (fruta-perime).

Por për Algert Metën debati nuk është mbyllur aty. Pasi kryetari i njësisë administrative të Sukthit është larguar, tregtari ambulant i ka shkuar në shtëpi, ku sërish ka nisur të debatojë me të.

Aty ka nxjerrë thikën dhe ka goditur Rrapo Osmanin, dhe nipin e tij 21-vjeçar që ndodhej në shtëpi, më shumë mundësi për të pritur së bashku Vitin e Ri.