X

Temperatura deri në -7 gradë dhe erëra të forta, dy qarqet ku sot do të ketë reshje dëbore


Në këto ditë të fundit të 2019, i ftohti ‘ka pushtuar’ të gjithë vendin. Ditën e sotme do të ketë reshje dëbore në qarqet Kukës dhe Dibër. Temperaturat minimale, do të shkojnë deri në -7 gradë në vendet malore.

Parashikimi:

RESHJET

(E hënë, dt.30), priten reshje të dobëta në qarqet Kukës dhe Dibër, ndërsa në qarqet e tjera nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia për reshje të dobëta dëbore në verilindje dhe lindje të vendit.

TEMPERATURAT

E hënë, dt.30) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 3 / 8 °C
në vendet e ulëta: -1 / 7 °C
në vendet malore: -7 / 0 °C

ERA

(E hënë, dt.30) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë).

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, Magazine
Vjosa Osmani apel partive: Ftoni aktivistët për gjakftohtësi, tolerancë e mirëkuptim

Osmani ka një këshillë për partitë: Ftoni aktivistët për gjakftohtësi, tolerancë e mirëkuptim. Kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës,...

Close