X

Gratë e burgosura të mini-shengenit Ballkanik lutje Ramës: Hapi edhe burgjet tona, jemi te pafajshme! 

Bëhemi me dije, se pas vizitës historike dhe të paligjshme, të liderit suprem, Edi Rama, në burgun e Tiranës dhe sidomos  pas urdhëresës që gjysma e grave të lirohen dhe gjysma tjetër të përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit, gratë e burgjeve të mbarë minishengenit Ballkanik, u mblodhën dhe i shkruan këtë letër të hapur Edi Ramës:

I dashur Mbreti i Shqipërisë dhe i grave të të gjithë burgjeve!

Ne gratë e burgosura, të vendeve të minishengenit Ballkanik, ndoqëm me interes të patreguar me fjalë, vizitën e Shkëlqesisë tuaj në burgun e grave të Tiranës. Kjo vizitë na la pa mend në kokë, aq sa harruam edhe të gjitha gjërat që kemi bërë dhe të gjitha arsyet që na sollën në këtë derexhe.

Kjo është edhe arsyeja që të gjitha bashkë, unanimisht, morëm vendim të të drejtohemi vetëm ty, shpëtimtarit tonë të vërtetë dhe të kërkojmë, që edhe ne gratë e burgosura, të vendeve të minishengenit Ballkanik, Serbi, Maqedoni e Veriut dhe Mali i Zi, t’ju nënshtrohemi dhe të pësojmë, të njëjtat procedura, si të grave të burgosura shqiptare, si më poshtë:

A) 50% nga ne të lirohen menjëherë!

B) 50% të tjera të përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit.

C) Duke qenë se ti Shkëlqesi, deklarove përpara grave të burgosura të Tiranës, se ti dukesh, herë si gjysmë prift dhe herë si gjysmë hoxhë, ne do të paraqitemi të gjitha një nga një dhe do të rrëfehemi, njëlloj si të ishim para zotit, duke mos lënë gjë pa të treguar. Vetëm ti e meriton rrëfimin tonë.

D) Duke qenë se vendi që ju Shkëlqesi drejtoni, është një nga pesë vendet e para në botë, për barazinë gjinore në qeverisje, ju lutemi jepni urdhër që në çdo vend të minishengenit Ballkanik, të shtohen nga dy gra të burgosura si anëtare qeverie, përfshirë edhe një të tretë, që t’i ngjajë Elisa Spiropalit, pa të cilën vetë minishengeni që ju keni ndërtuar, nuk do të kishte fare kuptim.

E) Me këto masa, por edhe me të tjera, që ju keni aplikuar me sukses të plotë në Shqipëri, si mbjellja e gjithë territorit me kanabis dhe shpërngulja dhe ikja masive e popullsisë, shto këtu edhe prishjen dhe shpopullimin e burgjeve të grave, do të krijojë kushte, që shengeni i madh Europian, shumë shpejt do të shkrihet dhe do të anëtarësohen një nga një (duke filluar nga Franca) në minishengenin tonë të ndritur.

F) Sipas eksperiencës, shumë të suksesshme në Shqipëri, urdhëroni edhe tek ne, mbylljen e të gjithë mediave dhe portaleve të zeza dhe të ndyra dhe vënien në jetë të parrullës, “Gjithë minishengeni, ERTV”.

I nderuar shkëlqesi Edi Rama, ne gratë e burgosura të minishengenit Ballkanik, jemi të bindura, që sa më shpejt të realizoni kërkesat tona të lartpërmendura, aq më shpejt do ta çoni rajonin tonë drejt lavdisë dhe drejt një sistemi të ri të panjohur në historinë e kësaj bote. Për herë të parë në historinë e njerëzimit, ju do të kujtoheni, si shpikësi i formulës, “Po je grua, mund të bësh ç’të duash dhe ta shkelësh ligjin kur dhe si të duash”.

Çfarë keni thënë dhe nuk e keni bërë?!

Vendosët të bëheni piktor, u bëtë. Vendosët për basketbollist, u bëtë. Pastaj, politikan, shtetar, hoxhë, gazetar, prift, akrobat, dhiplomat… U çmende dhe e çmende këtë botë si deshe…
Ti mund të bëhesh çfarë të duash dhe të bësh çfarëdo gjë që të hypën në kokë, derisa t’i nxjerrësh fundit dhe t’i q… nënën kësaj bote!

Në pritje të vendimeve tuaja të mëdha dhe të mençura.

Përqafime,

Të gjitha gratë e burgosura të tre shteteve të minishengenit Ballkanik.

/TPZ.al/ Tej e këtej/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
VIDEO/ Edi Rama puth fort ballin e oligarkut Pëllumb Salillari. Shkrihet i kënaqur Veliaj

Një video shumë impresionuese, publikoi sot televizioni më i rëndësishëm shqiptar ERTV. Njëri nga oligarkët më të njohur të Shqipërisë,...

Close