X

“Samiti anti-Haradinaj i gangsterëve të Ballkanit në Tiranë!”


Nga Sali Berisha

Hakmarrja primitive dhe urrejtja patologjike e serbomadhit Aleksandër Vuçiç dhe argatëve të tij, gangsterëve në Tiranë dhe Prishtinë, ndaj Ramush Haradinajt, nuk gjendet as në dramat dhe tragjeditë e lashtësisë!

Kështu, të verbuar nga urrejtja dhe hakmarrja ndaj tij, serbomadhi Vuçiç së bashku me treshen famëzezë të vasalëve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij, Zografin bis, Miladinin shqipfolës dhe argatin tjetër, shefin direkt të këtij të fundit, Baton Stanishiq, i përgatitën Kryeministrit të Kosovës me shpejtësi dosjen me akuza falso duke besuar se do të mund të përdornin edhe drejtësinë ndërkombëtare, Gjykatën e Hagës, për të larë hesapet me të.

Pas këtij akti të ulët dhe kriminal, serbomadhi Vuçiç, i cili së bashku me ish-shefin e tij Sheshelin është një monstër e albanofobisë në Ballkan dhe në botë, në bashkëpunim me argatët e tij, Zografi Bis, Miladini shqipfolës dhe Baton Stanishiq, në kuadrin e nismës për krijimin e Serbisë së Madhe nëpërmjet Traktatit të tradhëtisë kombëtare të Nishit me 718 nene të firmosur pa asnjë autorizim ligjor dhe kushtetues nga Esad Toptani i ri, organizuan në Tiranë samitin anti – Haradinaj.

Në këtë samit, gangsterët kryesorë të Ballkanit, të lidhur direkt me të gjitha klanet e drogës dhe krimit nga Vlora, Durrësi, Mitrovica e Veriut dhe Banja Luke, nën diktatin direkt të albanofobit numër një të rajonit Vuçiç, Edvin Kristaq Zografi si armik i egër në gene i kombit shqiptar, për dy ditë me radhë në çdo dalje televizive, si një rrugaç ordiner, si njeriu që ka humbur veten për shkak të firmës së tradhtisë kombëtare që ka vendosur, sulmoi një njeri dhe vetëm një njeri, Kryeministrin në detyrë të Kosovës, duke e shndërruar Tiranën në epiqendër të sulmeve koprolalike ndaj kryeministrit legjitim në detyrë të Republikës së Kosovës dhe samitin, në një rast unik, në samitin anti – Haradinaj.

Sulmet e urdhëruara nga serbomadhi Vuçiç të Zografit Bis kundër Kryeministrit të Kosovës kanë si shkaqe themelore:

1 – Vendosjen nga ana e Kryeministrit Haradinaj të taksës 100% anti-Miladin (fjala është për argatin e Prishtinës) – me të cilën bllokoi firmosjen e marrëveshjes së copëtimit të Kosovës të arritur në takime të fshehta të Vuçiç me Zografin Bis, Miladinin shqipfolës dhe Baton Stanishiq!

2 – Grisja e hartave të copëtimit të Kosovës dhe krijimit të Serbisë së Madhe –  të paraqitura në Samitin e Berlinit nga armiqtë e kombit shqiptar, Vuçiç dhe argatët e tij shqipfolës të Tiranës dhe Prishtinës – nga Kryeministri Haradinaj në prani të lidershipit të Gjermanisë, Francës dhe BE.
Me këtë akt historik, Haradinaj nxori lakuriq jo vetëm para shqiptarëve, por edhe botës, tradhtarët e kombit shqiptar, shërbëtorë të pështirë të Beogradit dhe projektit të tij të serbomadhisë.

3 – Samiti i Tiranës u shndërrua në samitin anti – Haradinaj edhe për shkakun sepse Kryeministri në detyrë i Kosovës, siç iu grisi tradhtarëve të kombit, hartat e copëtimit të Kosovës dhe krijimit të Serbisë së Madhe në Berlin, iu përmbysi dhe hodhi në kosh të plehrave traktatin e tradhtisë kombëtare dhe të krijimit të Serbisë së Madhe të Nishit, të firmosur nga Presidenti i serbomadhisë Vuçiç dhe në shkelje të rëndë të Kushtetutës nga vasali i tij i Tiranës, Zografi Bis apo Esad Toptani i Ri.

Të dashur miq, le t’ju bëjmë ne thirrje të gjithë atyre që e ndjejnë veten shqiptarë, të ngrihemi sot më të vendosur se kurrë për përmbysjen e klikës antikombëtare të Tiranës me në krye Zografin Bis dhe dërgimin e tyre sa më parë në banesën e turpit të historisë ose në konaqet e padronit të tyre në Beograd.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG, LAJME
Aktivisti i Vetëvendosjes: Rama s’ia ka idenë politikës, çun bulevardi që s’dimë kush e bëri Kryeministër

Elvis Hoxha, aktivisti i Vetëvendosjes, ka dhënë gjykimin e tij për projektin e shumëdebatueshëm të "Mini-Shengenit" që kryeministri i vendit...

Close