X

Mbarë “Google”, bashkë me Hollivudin, qajnë dhe protestojnë për qafëthyerjen e Laert Vasilit

Edhe pse mjekësia ligjore, ende nuk është shprehur për thyerjen e qafës së aktorit Laert Vasili, me famë të madhe në Google Greece dhe Google Albania, ndoshta pas kësaj ngjarje edhe në Google të tjerë nëpër botë, një dhimbje e padëgjuar, shoqëruar edhe me përlotje dhe protesta, ka shpërthyer tek aktorët e Hollivudit amerikan dhe Bollivudit indian.

Bëhemi me dije, se aktorët me famë botnore dhe legjendat më të mëdha të kinemasë po botnore; Al Pacino, Robert De Niro, Richard Gere, Angelina Jolie, Jack Nicholson, Ema Watson, Sean Penn, Sharon Stone, Nicole Kidman, Anthony Hopkins, Harrison Ford, etj, etj, etj, si këta, kanë firmosur një peticion të formuluar nga George Clooney dhe bashkëshortja e tij avokate e të drejtave të njeriut, Amal Clooney, për ndëshkimin e autorëve që i thyen qafën Laert Vasilit, pasi ky grisi pas mesnate, banderolat përqark Theatrit Kombëtar të Shqipërisë, ndërtuar me materiale plasteline.

Aktorët e Bollivudit indian, protestuan me mënyrën e tyre tradicionale, me një tundje koke, të njëjtë me kokëtundjen e Alekut, në serialin e famshëm Bidai, të transmetuar disa vite rresht nga Sandri i Klanit, në Klan dhe në Klan Plus.

Ndërkohë, aktorët më të rëndësishëm të Hollivudit, i kanë nisur presidentit Trump, peticionin e lart përmendur, përfshirë këtu edhe deklarimet e vetë aktorit të madh të Google Greece dhe Google Albania, ku i kërkohet, që ai të tërhiqet urgjent nga ana e CIA-s (extraction), jo vetëm për ta shpëtuar nga masakrimi i mëtejshëm në Shqipëri, por edhe për të ndihmuar kinemanë amerikane, në këtë kohë krize, për të zëvendësuar direkt Kevin Spacey, i cili është i përmbytur nga akuzat për skandale seksuale.

Nëse CIA e bën këtë transferim, Hollivudi i lutet Presidentit Trump, që të sigurojë një lidhje speciale të vazhdueshme, shumë vjeçare dhe me cilësi të lartë HD,  të Laert Vasilit, me emisionin 360 gradë të moderatorit Artur Zheji, në mënyrë që këtij emisioni të mos i bjerë në kokë gjëma, e mungesës së aktorit dhe super aktrimit të tij, përballë kundërshtarëve të Edi Ramës.

PS. Më poshtë po botojmë deklaratën e aktorit  dhe foton e tij, në gjendje gati-gati kome, pas rrahjes nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

/TPZ.al/ Tej e këtej/

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
A mund të shërojë Doktor Ruzhdiu i Çanit, liderin tonë suprem, Edi Rama?

Siç dihet botërisht, në emisionin e tij "Zonë e Lirë", Arian Çani, thërret herë pas here, doktorin alternativ, me famë...

Close