X

Viti i Ramushit


Nga Çim Peka/

Kur një vit më parë në takimin midis qy qeverive tona, Edi Rama tërhiqte zvarrë Ramush Haradinajn për të zhgarravitur mbi flamur, i pështirosur nga ajo që pashë, iu drejtova kryeministrit të Kosovës me një artikull ‘WTF Ramush’

WTF Ramush?/Analize nga Cim Peka

W.T.F Ramush?/Analize nga Cim PekaPër më tepër informacion klikoni në www.syri.net

Publiée par SYRI.net sur Samedi 1 décembre 2018

Privatisht, zoti Haradinaj u justifikua se ia diktonte kodi i mikpritjes të mos i reagonte Ramës. Megjithëse, është fakt publik se Edi Rama nuk ka as kod, as kanun, as rregulla e as norma, e mirëkuptova Ramushin. Rama, jo vetëm që ishte sjellë si zot shpie në Pejë, por kishte shkuar akoma më tej kur kishte quajtur ‘gomerë’ të gjithë ata që nuk mbështesin Thaçin në projektin e tyre të ndarjes së Kosovës.

Të shtunën në Durrës, prapë nuk i kurseu asnjë epitet, duke e quajtur gënjeshtar dhe të paditur. Në të gjithë historinë politike të shqiptarëve, nuk besoj se ka dy personazhe më të kundërt me njëri-tjetrin sesa Edi Rama dhe Ramush Haradinaj. Në vitet ’90 Rama u largua nga Shqipëria duke u vendosur në Paris.

Po në këtë periudhe Ramush Haradinaj u kthye klandestin nga Zvicra dhe filloi aktivitetin ushtarak kundër forcave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë. Kur Edi Rama ishte akoma ‘me thonj të palarë’ në Paris, Haradinajt iu vra i vëllai Luani në kufi me Shqipërinë.

Gjatë eksodit masiv të vitit 1999, Partia Socialiste ishte në pushtet, dhe Edi Rama ministër i saj i Kulturës. Shumë zyrtarë socialistë kanë lënë shenjën e tyre në këto momente dramatike, përveç njërit: Nuk di një akt të vetëm; një nismë të vetme; një udhëtim për në Kukës; apo një deklaratë të vetme të Edi Ramës gjatë luftës në Kosovë. Evetmja gjë për të cilën do mbahet mend është nderimi i Goran Bregoviçit me Çelësin e Tiranës.

Pikërisht në këtë periudhë, Ramushi humbi vëllain e dytë Shkëlzenin në betejë kundër forcave ushtarake të Millosheviçit.

Gjatë luftës në Kosovë, Aleksandër Vuçiç ishte Ministër i Informacionit në qeverinë e Sllobodan Millosheviç. Ivica Daçiç ishte zëdhënës i Millosheviç. Këta dy pra, ishin njerëzit e Millosheviç në krye të propagandës së tij. Sot, 20 vjet më vonë, Vuçiç është President i Serbisë, dhe Daçiç është Ministër i Jashtëm. Për të dy këta, Haradinajt dhe e gjithë UÇK kanë qenë thjesht terroristë. Këtë mendim kanë edhe tani. Kur Hashim Thaçi dhe Edi Rama u bënë bashkë me Aleksandër Vuçiç për të ndarë Kosovën, Ramush Haradinaj u doli ballë dhe i ndali. Si kosto mori një dosje të gatitur shpejt e shpejt në Beograd për në Hagë.

Në fund, i gjendur vetëm përballë Serbisë, Thaçit, PDK, VV, LDK-së dhe disa nostalgjikëve të ish-Jugosllavisë, Ramush Haradinaj bëri atë që di të bëjë më mirë: doli në ring. Duke e ditur paraprakisht rezulatin e zgjdhjeve, ai bëri atë që politikanët e tjerë as e mendojnë: dha dorëheqjen nga Kryeminstër dhe shkoi në opozitë.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa fituan një mandat të fortë për të qeverisur Kosovën dhe për të negociuar me Serbinë. Por para se të negocionin me Serbinë, duhet të negocionin me njëri-tjetrin: Një marksist e një titist, sipas Edi Ramës. Kjo dyshe që pritet të negocioje me Serbinë marrëveshjen e shekullit, akoma nuk kanë arritur të mbyllin negociatat për qeverinë e re, edhe tani pas dy muaj e gjysmë. Se çfarë negociatorësh do të jenë, nuk e dimë, por nëse shikojmë faktin se kanë dy muaj që zihen se kush do të jetë President pas dy vjetësh, edhe pse do u duhen edhe 20 vota të tjera që sot nuk i kanë, tregon shumë.

Ramush Haradinaj ka meritën e madhe se ishte i pari dhe i vetmi politikan i Kosovës që i vuri kufirin tek thana Edi Ramës. Edi Rama nuk mund të kishte zgjedhur simbolikë më të madhe, sesa të përdorte podiumin në Durrës për të pështyrë mbi Kosovën, mbi Haradinajn, Thaçin, Kurtin e Mustafën. Përveç Haradinajt, të gjithë të tjerëve mirë ua bën.

Nuk besoj se Ramushi është mazokist që të gjejë kënaqësi në mllefin dhe urrejtjen që sot ka mbuluar Kosovën ndaj Edi Ramës, por ai nga sot ka një mision tjetër, si Ramush, si Kryeministër, si ish-Kryeministër, si ish-luftëtar, si familje dëshmorësh e si hero lufte: nga sot Edi Rama është armik i Kosovës dhe i pavarësisë së saj.

Edi Rama nuk ka më punë me Kosovën. Kushdo që merret me të, është bashkëfajtor! Askush më shumë se Haradinaj nuk ka legjitimitetin t’i vihet përballë Edi Ramës, e të mbështesë siç ka premtuar qeverinë e re të Kosovës. Qeveri kjo e mundësuar vetëm prej vendimit të tij për të kaluar në opozitë “partitë e luftës”, me qëllim çlirimin e institucioneve të Kosovës nga mundësia për t’u shantazhuar prej Serbisë dhe faktorit ndërkombëtar në bisedime.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG, LAJME
Dritan Kaba-Ramës: Edi, do përfundosh si adashi i Bolivisë

Nga Dritan Kaba/ Edi, edhe Musharrafi i Pakistanit po sundonte ne kundershtim me Kushtetuten e vendit te tij, ashtu siç...

Close