X

Nuk ka kut me e mat dhimbjen e Kosovës, dhe antishqiptarizmin e Ramës


Nga Orjola Pampuri/

A munden me e fal shqiptarët e Kosovës Edi Ramën, për atë ç’ka bëri e nuk beri për ta.

Vendosi taksën e rrugës së kombit, priti Vuçiçin në Tiranë, duke mbrojt e lobu fort për heqjen e taksës së mallrave me Serbinë, duke lobu për vendosjen e minishengenit Ballkanik, një çmenduri në kohen kur të gjithë sytë dhe shpresën e kemi nga BE.

Edi Rama të heqë taksën e rrugës së Kombit, Edi Rama duhet të mbante qëndrim të prerë ndaj Vuçiçit për njohjen e Kosovës, por bëri të kundërten, duke e shtrirë tashmë pabesinë e tij në mbarë trojet Shqiptare.

A mundet një kryeminister të përdorë një gjuhë urrejtje kundrejt një kryeministri të një vendi tjetër, e për më shumë akoma, kundrejt kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

A mund t’ia falin këtë familjarët e viktimave të masakrës së Reçakut, Studimes (Vushtri), Krushës së Madhe (Rahovec), Dubravës, Izbicës, Prekazit(Jasharajve).

Me kaq, mjafton që ky palo kryeministër antishqiptar, të jetë non grata për mbarë trojet Shqiptare.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG, LAJME
“Pse po e bën Rama këtë”? Diplomati amerikan: Vuçiç ka qëllim izolimin e Kosovës, por kryeministri i Shqipërisë…

Samiti i tretë i zhvilluar dje në Tiranë, për “mini-shengenin” ballkanik, ka ngjallur reagime të shumta dhe të forta, pasi...

Close