X

Soros me Metën për të maskuar rolin për Mini-Shengenin


Nga Kastriot Islami

Aleks Soros gjëndet në Tiranë në ditën e lindjes së Stalinit, një koincidencë e parëndësishme ndoshta për të e fondacionin e tij, por që evokon perceptime jo shumë të këndshme për shqiptarët.

Aleks Soros, për më tepër i ndodhur në Tiranë në këtë ditëlindje jo të këndshme për shqiptarët, ka ardhur për tu takuar më së pari me Vucic, pastaj me Ramën e më së fundmi edhe me Zaev, duke e përdorur Metën thjesht si maskë.

Aleks Soros, në realitet ka ardhur në Tiranë, për të vazhduar të bashkërëndojë qëndrimet e veprimet mes Vucic, Ramës dhe Zaev, për Mini-Shengenin ballkanik, një nismë me origjinë serbe, e mbështetur nga Rusia por cuditërisht edhe nga Soros dhe aktorë të tjerë që deri më sot nuk janë shprehur ende qartësisht.

Aleks Soros do të të kryejë të gjithë se vizita e takimet e tij, kryesisht vetëm për këtë qëllim sepse roli i tij dhe i fondacionit që përfaqson vlerësohen shumë i rëndësishëm në mbarëvajtjen e kësaj nisme.

Aleks Soros dhe fondacioni i Xhorxh Sorosit janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë synimin e rolin e tyre të “cuditshëm” për Mini-Shengenin sepse në realitet Soros është i interesuar për të mbajtur në pushtet Vucic, Ramën e Zaev për të ruajtur apo e mundësisht edhe për të forcuar ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që askush s’ka asnjë dyshim se Vucic, Rama e Zaev janë në pushtet edhe për shkak të mbështetjes së tyre.

Aleks Soros s’e ka ndërmarrë këtë udhëtim nga SHBA në drejtim të Tiranës për Ilir Metën, madje Soros mendon se takimi me të është maska më e mirë për të fshehur synimet dhe rolin e tij të vërtetë.

Aleks Soros, me porosi edhe të Xhorxhit, është takuar edhe me Metën, thjesht dhe vetëm për të fshehur rolin e tyre në realizimin e nismës së Mini-Shengenit…pavarësisht njoftimeve që do të japin mediat…

Aleks Soros është në Tiranë me objektivin kryesorë për tu takuar me Ramën, Vucic dhe Zaev me synim koordinimin e veprimeve për Mini-Shengenin. Për të mos rënë në sy për rolin e Sorosit për këtë nismë me origjinë serbe, Aleks Soros, ka mbivendosur takimin me Presidentin Ilir Meta.

Aleks Soros dhe babait i tij Xhorxh Soros, kanë qënë dhe mbeten mbështetës të rëndësishëm të nismës serbe të Mini-Shengenit ballkanik, që në fakt është një nismë për të vendosur Serbinë në qëndër të një “Konferderate” të ngjashme me Ish-Jugosllavinë, por këtë rrëdhë edhe me përfshirjen e Shqipërisë që s’ka qënë pjesë e saj.

Me këtë projekt Serbia “zgjidh” edhe cështjen e (mos)njohjes së Kosovës, gjë për të cilën Vucic dhe Rama kanë rënë dakord. Në fakt Vucic i vendosur për të mos njohur pavarësinë e Kosovës apo shtetin e pavarur të Kosovës është gati të njohë një “enitet shqiptar” mjafton që ky “entitet shqiptar” të vendoset ne suazën e një konfederate të kontrolluar nga Serbia apo në qëndër të së cilës është Serbia.

Këtë hile të Vucic dhe Ramës e kanë kundërshtuar me të drejtë edhe të gjithë politikanët në Kosovë duke e konsideruar një thikë pas shpine, dhe fatmirësisht, më së fundmi e ka refuzuar edhe Thaci sepse e ka kuptuar se për më tepër Rama me veprimet e tij tinzare ja ka shkatërruar imazhin në Kosovë në nivele të pariparueshme.

Ky projekt me origjinë serbe ka mbështetjen e Rusisë dhe kjo është normale sepse Rusia mbështet cdo nismë për të ciën Serbia ka interes. Duket paradoksale që këtë nismë e mbështet edhe Soros që mendohet se është kundër Rusisë. Në realitet Soros duke mbështetur fshehurazi (prandaj edhe nuk del haptas) këtë nismë serbe të mbështetur nga Rusia, gjykon se mund të ruajë e madje të forcojë rolin në këtë rajon duke vazhduar të investojë për të rritur pushtetin personal të Vucic, Ramës e Zaev të cilët në këto momente të vështira kanë nevojë të luajnë kartën e nacionalizmit e të populizmit.

Mund të duket e “cuditshme” që këtë nismë do të mund ta mbështesin edhe ndonjë partner përëndimor. Kjo “cudi” do të shpjegohej vetëm me faktin se përderisa procesi i integrimit individual të vëndeve të Ballkanit Perëndimor, po ngadalësohet, jo vetëm nga regresi demokratik në këto vënde, por edhe për shkak të nevojës së forcimit të brëndshëm të BE (nisma e Makron), ateherë do të ishte më mirë të fitohej kohë prej BE (ndoshta edhe 15-20 vjet) duke mbështetur një nismë rajonale si kjo e Mini-Shengenit që njëkohësisht do të jepte mundësi që këto vënde, të monitoruara nga jasht, jo vetëm të avanconin në realizimin e standarteve europiane por edhe të ezauronin problemet të mëdha që kanë mes tyre (të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë shumë probleme etnike mes tyre) përmes bashkëpunimit rajonal e ndoshta duke shkruar edhe më larg, drejt anëtarësimit të tyre eventual në BE si një “entitet konfederal”.

Dhe nëse integrimi i këtij “entiteti konfederal” do të haste pengesa dhe/ose do të cënonte pushtetin e liderave aktualë autoritarë, është menduar edhe abandonimi i këtij procesi integrues, për më tepër që sfidat e BE duken të shumta. Kjo rrugë alternative është e qartë sor për sot për Vucic, ndërkohë që Rama tenton ta maskojë këtë opsion me shumë kujdes. Kjo është edhe një arsye tjetër, përse Soros në këto momente luan tinëzisht apo fshehurazi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG, LAJME
‘Do të të gjejmë edhe në vrimën e miut’/ Godole: Agron Tufën e kërcënojnë edhe pas ikjes

Si anëtare e Bordit të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Jonila Godole komentoi në studion e...

Close