X

Ylli Rakipi: Ligji për mediat është fashist dhe synon censurën, epiqendra e shpifjes është ERTV

Gazetari Ylli Rakipi, në një lidhje direkte me Sonila Meçon në emisionin “Tempora” në Ora News, ka komentuar ligjet për mediat, që kryeministri Edi Rama do të kalojë në parlament. Rakipi u shpreh se këto ligje janë me frymë fashiste dhe se synojnë censurën . Ai tha gjithashtu se epiqendra e shpifjes dhe e propagandës është televizioni personal i kryeministrit, ERTV.

Jam në dy procese gjyqësore me Edi Ramën ,por në gjykatë. Ende kemi gjykata. Ndërsa duke filluar nga nesër, ne nuk shkojmë më në gjykatë, por me vendim të drejtpërdrejtë t ë Edi Ramës gjobitemi. Kërkohet që urdhëri administrativ i kohës së Hoxhës, të kthehet sërish. Përse është qeveria kaq e shqetësuar tani?
Diktaturat kanë një arsyetim të thjeshtë, vendosen duke i marrë të gjithë pushtetet.
Ky është një problem thellësisht politik, Edi Rama po merr në dorë pushtetin e fundit, fragmente të pushtetit të fundit që ka mbetur. Një diktaturë nuk mund të punojë dot e qetë kur ka disa pjesë, që nuk janë me të“, u shpreh Rakipi.

Rakipi u ndal gjithashtu tek roli i medias tradicionale, duke e quajtur këtë media të kapur nga qeveria, për shkak të interesave të ngushta të pronarëve të saj, që në shumë raste janë njerëz me interesa dhe borxhlinj.

Medias tradicionale i referohem si media e blerë.  Media tradicionale janë hallexhinjtë, borxhlinjt ë, që kanë probleme të mëdha, duan copa të mëdha, të cilat qeveria e Ramës ua ka hedhur. Oligarkia e medias është shumë e herë më e rrezikshme se oligarkët e tjerë“.

“Ky është një ligj fashist. Nëse doni të dini ku është epiqendra e shpifjes, hapni ERTV. Këtu është epiqendra e shpifjes, propaganda qeveritare. Rama ka ndërtuar shtetin e propagandës, fake newsi i vërtetë, është propaganda. Një qeveri e fasadave është fake nwës, një mashtrim.
Ndryshimi ka të bëjë me shoqërinë dhe me opozitën. Gazetarët, një pjesë e mirë e tyre e kanë bërë punën dhe vijojnë ta bëjnë. Opozita politike, është tërhequr në mënyrë flagrante dhe të pakuptueshme.
Kur u mbyll emisioni im, e dini që opozita shqiptare nuk ka folur fare për këtë, sepse ka frikë prej disa pronarëve?

Në Shqipëri ndryshimin duhet ta bëjnë ata që kanë mbetur, t’i hyjnë këtij procesi, të kundërshtojnë dhe t’i ithonë stop diktaturës. Nëse shoqëria bashkohet dhe jo këta bythlëpirësit që janë frontuar me qeverinë, këta janë gazetarë të qeverisë.
Pas 30 vitesh, kjo pjesë gazetarësh që janë plakur dhe lëshojnë mjekrra të thinjura, janë në një shërbim shumë të pistë”, u shpreh Rakipi.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, NË FOKUS, VIDEO
Ligji i censurës/ Gazetari i ‘The Independent’: Tendencë autoritare. Duhet të ngriheni

Gazetari i prestigjozes britanike "The independent", Borzou Dagarahi, në një lidhje direkte për emisionin "Tempora" në Ora News ka dhënë...

Close