X

Teuta nuk humbet kohë, zgjedh pasuesin e Bledi Shkëmbit

E shtuna e 14 dhjetorit solli një “boom” shkarkimesh në Superligë, ku tre nga dhjetë trajnerët mbyllen aventurën me ekipet respektive. Mes tyre ishte dhe trajneri me jetë gjatë, Bledi Shkëmbi, i cili kishte marrë drejtimin e Teutës që në fillim të sezonit të shkuar.

Humbja e thellë e pësuar përballë Kukësit, bëri që stafi drejtues të mbyll bashkëpunimin me teknikun korçar.

Nëse dy klubet e tjera, Partizani dhe Luftëtari kanë vendosur të fitojnë kohë duke vendosur trajner provizor, Teuta gjetur menjëherë zëvendësuesin e Shkëmbit, bëhet fjalë për Edi Martinin, lajm ky i bërë publik nga vetë klubi durrsak me anë të një postimi në faqen zyrtare.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
“Kurrë tek Ferrari me Leclerc”, Verstappen jep verdiktin e merkatos në F1

Kontrata me Red Bull skadon në 2020 e Max Verstappen do të jetë një nga pjesët e çmuara të merkatos...

Close