X

FOTO/ Humb jetën polici i kufirit, mediat malazeze: E vranë kosovarët

Një polic malazes ka vdekur nga plagët e marra prej revoles së shkrepur nga një shtetas kosovar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën në qytetin malazez Igallo, pasi që polici kufitar malazias ka ndaluar tre persona që me vete nuk kishin dokumente identifikimi, raporton gazeta e Malit të Zi, “Vijesti”.

“Sot rreth orës 14:45 në rrugën Sava Iliq në Igallo, gjatë arrestimit të tre personave që me vete nuk kishin dokumente identifikimi, njëri prej të arrestuarve ka shkrepur një plumb nga revolja në drejtim të zyrtarit policor M.L. Sulmuesit, dy burra dhe një grua, pas kësaj kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtimin e panjohur”, bën me dije policia.

Sipas raportimeve, pasditen e sotme, tre personat janë arrestuar, ndërsa policia dyshon se janë shtetas të Kosovës.

“Njëri prej tyre, gjatë privimit nga liria, burrë i moshës 45 vjeçe, ka nxjerrë revolen dhe e ka drejtuar nga zyrtarët policorë, duke bërë deklarime kërcënuese. Në atë moment ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit gjatë të cilit sulmuesi është qëlluar nga ana e zyrtarëve policorë, dhe është paaftësuar, derisa dy personat tjerë, burri i moshës rreth 50 vjet dhe gruaja e moshës rreth 70 vjeç, po ashtu janë mposhtur”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë malazeze.

Aktualisht, po bëhet identifikimi i personave të arrestuar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Reali feston barazimin si fitore, madrilenët vuajnë për të marrë pikë përballë Valencias

Real Madridi nuk ka mundur të parakalojë në renditje Barcelonën duke marrë një pikë sfilitëse ndaj Valencias në “Mestaja”. Madrilenët...

Close