X

‘Eksodi’ në shëndetësi, Basha paraqet programin e PD: Paga 1200 euro për mjekët, 700 për infermierët

Gjatë fjalës së tij në Akademinë Politike të FRPD-së, kryedemokrati Lulzim Basha parashtroi edhe pjesë nga programi i opozitës. Ai tha se është emergjente të ndalet eksodi i mjekëve dhe infermierëve dhe kjo sipas tij bëhet vetëm duke garantuar paga dinjitoze dhe kushte pune më të sigurta. Ai përmendi edhe disa shfirat të trishta, ku thotë se vetëm gjatë 2018 ekonomia shqiptare për shkak të emigracionit masiv ka humbur plot 560 milionë euro.

“Vetëm nga emigracioni, për vitin 2018, humbja për ekonominë është 560 milionë euro, ndërkohë që në spitalet tona s’ka më mjek dhe infermier.Në programin tone parashikojmë të rrisim pagat e mjekëve deri në 1200 euro, ndërsa infermierëve në 700 euro. Vetëm në këtë mënyrë ne do te arrijmë të përmbushim nevojat e vendit me staf mjekësore dhe për tu dhënë shërbime kudo ku jetojnë bashkëqytetarët tanë.”-tha ai.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Këlliçi në Akademinë Politike: Ndihma për personat e prekur nga tërmeti, të rinjtë ishin në lartësinë e misionit të tyre

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, gjatë fjalës së tij në Akademinë Politike 2019, ndër të tjera ka vlerësuar rolin e...

Close