X

Barazim dramatik në Firence, Interit i ikën fitorja nga duart në minutat e fundit

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Fiorentinës dhe Interit e vlefshme për javën e 16-të të Serisë A. Një gol në minutën e 92-të nga ana e sulmuesi Vlahoviç, i hoqi fitoren nga duart skuadrës së Antonio Kontes, e cila kaloi e para në avantazh me anë të Borha Valeros në minutën e 8-të.

Me barazimin e sotëm, zikaltërit u ngjitën në kuotën e 39 pikëve, po aq sa dhe Juventusi. Interi udhëheq kampionatin për shkak të golavatazhit më të mirë se “Zonja e Vjetër”.

Në sfidën e radhës skuadra e Kontes do të presë Xhenoan në shtëpi, ndërkohë që Fiorentina luan sërish brenda, kësaj here ndaj Romës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Skandal në Spanjë/ “Nazist i ndyrë”, skuadra e Rei Manajt braktis ndeshjen

Ndeshja e kampionatit spanjoll të kategorisë së dytë midis Rajo Vajekanos dhe Albasetes është braktisur për shkak të koreve ofenduese...

Close