X

Situata politike/ Engel: Qeveria e Kosovës të krijohet sa më shpejt

Kongresmeni amerikan Eliot Engel, duke komentuar zhvillimet politike në Kosovë, tha se pret të krijohet Qeveria e re sa më shpejt, sepse sa më tepër të zvarritet formimi i qeverisë, armiqtë e Kosovës e kanë më të lehte të minojnë mbarëvajtjen e Kosovës.

Kongresisti Engel tha se komuniteti shqiptar në Bronks dhe SHBA janë shembulli më i mirë i realizimit të ëndrrës amerikane.

“Janë pasqyrimi më i pastër i asaj ëndrre dhe Amerikës. Kur Herri Bajraktari erdhi tek unë para 30 vjetëve nuk e kam ditur se do të ma ndryshonte jetën”, ka thënë Engel në restaurantin “Çka ka qëllu” në një tubim, transmeton RTV21.

Tutje, Engel tha se shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën duhet ta bëjnë sa më shpejt.

“Vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, duhet që ta njohin sa më parë”, ka thënë Engel duke falënderuar për përkrahjen.

Ndërsa lidhur me formimin e qeverisë Kosova duhet të krijohet qeveria sa më shpejt.

“Sa më tepër që të zvarritet formimi i qeverisë, armiqtë e Kosovës e kanë më të lehtë të minojnë mbarëvajtjen e Kosovës”, ka thënë Engel.

“Rri me shpresë dhe pres që partitë fituese të formojnë koalicionin sa më shpejt, të tregojnë që Kosovë është shtet demokratik”, shtoi Engel.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Media serbe “hipnotizohet” nga Rashica: Goli i tij ngjante me ata të mjeshtrave të futbollit

Megjithëse ishte i pafuqishëm të shpëtonte Verder Bremenin nga shkatërrimi 6-1 nga Bajern Mynih, goli spektakolar i Milot Rashicës është...

Close