X

Pasojat e tërmetit/ Ish-ministri: Premtimet e Ramës janë vetëm ‘lugë boshe

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se premtimet janë vetëm ‘lugë boshe’ sepse nëse vjen ndonjë fond pas mbledhjes së konferencës së donatorëve në Shqipëri do të mbërrijë nga qershori.

Kështu ky dimër ikën dhe njerëzit dalin më të fortë se tërmeti.

Postimi i Manjanit:

Ushqehemi me lugë bosh.

Kush ka mbetur pa shtëpi e pa ushqim nga tërmeti, të mos mërzitet fare. Opozita dhe media, gjithashtu të mos shqetësohen fare!

Ja, nga fundi i janarit do mblidhen donatorët. Pastaj Kryeministri mbushet me energji.

Në ardhtë ndonjë para (që kurrë nuk do jenë aq sa kemi nevojë), jalla nga maji-qershori mund të vijë. Sa të kalojë nëpër borde e vendime e projekte e më the e të thashë, iku dimri….

Ja ku dolëm më të fortë nga tërmeti!!!

Mbase bëhet ndonjë gjë që dimrin tjetër të zgjidhet ndonjë gjë… Ky dimër iku!

Pfffffffff.
Mjer ata që kanë hall, se përceç hallit që i ka zënë mbajnë në kurriz dhe talljen e shtetit!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Gjermania rrezikon të ngelet pa biznese, Merkel ngre zërin: Rekrutoni specialistë, nuk ka punonjës të kualifikuar

Kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar sot Gjermaninë për mungesën e punëtorëve të kualifikuar. Në një deklaratë për mediat, Merkel mësohet...

Close