X

“Hoqi rripin dhe më goditi”, e trafikuara rrëfen vuajtjet nga tutori shqiptar: Prostituoja ditë e natë

Tutori shqiptar, Ferdinand Kungulli, ka nisur të vuajë dënimin e tij në burg për shfrytëzim prostitucioni. Ai është dënuar në mungesë nga gjykata franceze me 6 vite heqje lirie, por ka qenë në arrati.

Dëshmia e një prej vajzave të trafikuara prej Kungullit bëri që ky i fundit të shkojë pas hekurave të qelisë. Shqiptari ishte anëtar i një grupi nga Berati që trafikonin vajza të reja në Nisë, ndërsa akvititeti drejtohej nga një shtetas tjetër grek përmes telefonit.

Një prej të trafikuarave, Manerja, tregoi para gjykatës të gjitha vuajtjet që ka hequr nga 42-vjeçari, duke e fundosur atë. Sipas saj, ajo në fillim është gënjyer dhe më pas Kungulli ka ushtruar dhunë duke e detyruar të prostituonte ditë e natë.

“Punoja në një fabrikë këpucësh. Ferdinandin e takova në një lokal, ku më ofroi kafe. U takuam edhe dy-tri herë dhe ai më ofroi ta shoqëroja në Itali ku do të gjeja një punë me rrogë të lartë.

Me të arritur në Milano, më mori pasaportën dhe më detyroi me dhunë të prostituoja për të ripaguar 2 mijë euro. Kur i thashë jo hoqi rripin dhe më goditi. Isha e pafuqishme. Bëja prostitutën ditë e natë. Ferdinandi nga Shqipëria më thoshte në telefon se po më vëzhgonte”, tha vajza.

Më pas ajo mbeti shtatzënë, çka e detyroi që ta denonconte shqiptarin në polici. Ferdinand Kungulli u arrestua në tetor duke kaluar kufirin maqedonas dhe më pas u ekstradua në Francë për të vuajtur dënimin e tij.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Uncategorized
Reshje dëbore në këto zona, parashikimi i motit për sot

Do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme reshjet e shiu dhe dëborës. Sipas IGJEUM në zonat malore do të...

Close