X

Gjermania rrezikon të ngelet pa biznese, Merkel ngre zërin: Rekrutoni specialistë, nuk ka punonjës të kualifikuar

Kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar sot Gjermaninë për mungesën e punëtorëve të kualifikuar.

Në një deklaratë për mediat, Merkel mësohet të jetë shprehur se duhen rekrutuar një numër mjaft i madh specialistësh, ose në të kundërt shumë prej bizneseve di të largohen nga Gjermania.

“Jemi në dijeni së shumë sektorë dhe biznese po kërkojnë për punëtorë të aftë. Kjo është arsyeja pse është shumë e domosdoshme për ne që të bëjmë çdo përpjekje për të rekrutuar një numër të mjaftueshëm specialistësh. Në të kundërt, kompanitë do të duhet të migrojnë dhe sigurisht që ne nuk e duam këtë gjë,”- theksoi Merkel, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Kancelarja gjermane njoftoi gjithashtu një takim mjaft të rëndëisshëm në Berlin ku pritet të mblidhen përfaqësues nga qeveria gjermane, punëdhënës dhe sindikata.

Të hënën pritet të zhvillohet një samit mbi imigrimin e punëtorëve të aftë dhe për mënyrën se si Ligji i ri i Imigracionit të Punëtorëve të Aftë në Gjermani të hyjë në fuqi sa më shpejt.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Situata politike/ Engel: Qeveria e Kosovës të krijohet sa më shpejt

Kongresmeni amerikan Eliot Engel, duke komentuar zhvillimet politike në Kosovë, tha se pret të krijohet Qeveria e re sa më...

Close