X

Gatuzo dështon në debutim, dy shqiptarë ndjekin ndeshjen nga stoli

Xhenaro Gatuzo ka nisur me humbje karrierën e tij si trajner i Napolit. Ish-mesfushori i njohur italian ka drejtuar sot për herë të parë napolitanët në shtëpi, por ka dalë nga fusha i mundur 1-2 ndaj Parmës, që vazhdon të çuditë në elitën e futbollit italian duke u pozicionuar qetësisht në mesin e artë të klasifikimit.

Kulusevski, zbulimi i këtij sezoni te emilianët, ishte ai që shënoi golin e Parmës që në minutën e katërt pas një gafe të prapavijës së Napolit që mbylli pjesën e parë mes vërshëllimave të tifozerisë vendase që kontestoi skuadrën.

Për të kthyer sadopak qetësinë dhe entuziazmin mendoi Milik, i cili me kokë barazoi rezultatin në këtë sfidë. Por ndërsa Napoli krijoi raste dhe kërkonte golin e fitores, ai u shënua në anën tjetër në minutat shtesë, pas një kundërsulmi të shpejtë të dyshes Kulusevski-Zhervinjo, me këtë të fundit që gjeti rrjetën duke i dhënë suksesin skuadrës së tij.

Dy futbollistët shqiptarë të dy skuadrave, Elseid Hysaj dhe Kastriot Dermaku, ndoqën takimin nga pankina, pa u aktivizuar asnjë minutë në duelin e sotëm i cili pa Parmën që të kalonte pikërisht Napolin në renditjen e Serisë A.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Botërori i klubeve, Liverpul dhe Flamengo njohin emrat e rivalëve në gjysmëfinale

Liverpuli dhe Flamengo më në fund dinë emrat e skuadrave me të cilat do të përballen në gjysmëfinalet e Botërorit...

Close