X

Furtunë edhe tek Teuta, shkarkohet Bledi Shkëmbi

Humbja ndaj Kukësit me rezultatin 4-0 ka rezultuar fatale për trajnerin e Teutës, Bledi Shkëmbi. Korçari nuk do të jetë më në stolin e “Djemve të Detit”.

Lajmi konfirmohet nga vetë klubi durrsak nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ku thuhet se palët kanë shkëputur marrëveshjen me trajnerin Shkëmbi, duke e falenderuar për kontributin e dhënë.

Kujtojmë që 40-vjeçari ishte pjesë e Teutës prej 2 sezonesh. “Djemtë e Detit” në 15 javët e para të kampionatit arritën të siguronin vetëm 22 pikë, duke u renditur momentalisht në venind e 7-të.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Zyrtare: Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më trajner i Teutës. Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me tranjerin Bledi Shkëmbi. Falenderojmë tranjerin në fjalë për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e jona. Ne i urojmë Shkëmbit suksese në jetë dhe në karrierë. ©KF Teuta!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Shkarkohet Franko Lerda, Partizani merr vendimin drastik pasi humbi derbin

Franko Lerda nuk do të jetë më trajner i Partizanit. Humbja në derbin ndaj Tiranës, i ka kushtuar stolin teknikut...

Close