X

Dështimi me negociatat, Bushati shigjeton Ramën: S’mund të fajësojmë BE-në për ato që nuk kemi bërë vetë…

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, shigjeton qeverinë dhe faktorët politikë në Shqipëri për mos-hapjen e negociatave. Nga Serbia, ku ishte pjesëmarrës në një forum për forcimin e marrëdhënieve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, Bushati tha se këto vende duhet të bëjnë autokritikë dhe të mos fajësojnë BE-në, duke i dërguar një mesazh indirekt kryeministrit Edi Rama, i cili deri më tani ka bërë presidentin francez, Emmanuel Macron, përgjegjës për mbylljen e derës për negociatat.

“Ne duhet të jemi vetë-kritikë. Nuk mund të vazhdojmë të fajësojmë vazhdimisht BE-në” deklaroi Bushati sipas portalit të njohur “European western Balkans”. “Pyetja është se si t’i bëjmë vendet tona më europiane. As Rusia dhe as Kina nuk po na ndihmojnë në këtë aspekt” tha ai.

Prej kohësh, Ditmir Bushati është në një ‘luftë të ftohtë’, e cila është transmetuar në media mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Shkarkimi i tij u përfol se pati si prapaskenë, qëndrimin kundër të ish-ministrit për ndarjen e kufijve të Kosovës, ndërsa krisja u bë e dukshme me zbulimin e kandidatit të PS në Shkodër, Valdrin Pjetri, i cili u denoncua si i dënuar në Itali nga Partia Demokratike.

Bushati e kaloi përgjegjësinë tek partia, ndërsa Rama ia ktheu publikisht se ka qenë vetë ish-ministri propozues dhe mbështetës i kandidaturës së Pjetrit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
I dënuar për vjedhje me dhunë, ekstradohet nga Gjermania 39-vjeçari nga Tepelena

Ekstradohet nga Gjermania një shtetas i dënuar për “Vjedhje me dhunë”. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga...

Close