X

Dalin pamjet, ja si u dhunua arbitri në ndeshjen Shkumbini-Dinamo në Peqin

Dhuna në futboll vazhdon të jetë prezent në vendin tonë. Takimi Shkumbini-Dinamo u bë objekt i një tjetër akti vandal ndaj gjyqtarëve, që të sillte në kujtesë atë që ndodhi sezonin e shkuar në Kamëz.

Në përfundimit të sfidës, gjyqtari Sokol Bebja ra pre e një agresioni të rëndë të disa tifozëve vendës, që të pakënaqur me vendimet e tij, kaluan në ekstrem duke e dhunuar atë.

Siç shihet në video, agresori ka hyrë në fushë dhe e ka goditur gjyqtarin e takimit Bebja.

Në lidhje më dhunën e ushtruar ndaj arbitrit të takimit, ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit. Në reagimin e FSHF thuhet se agresori / agresorët duhet të dënohen, madje edhe me burg pë këtë rast.

Reagimi i FSHF:

Federata e Futbollit dënon me ashpërsi aktin vandal të dhunimit të arbitrit Sokol Bebja në ndeshjen Shkumbini-Dinamo në qytetin e Peqinit.

FSHF i bën thirrje Policisë së Shtetit të marrë urgjentisht masat për të arrestuar agresorët në fjalë dhe kërkon nxjerrjen e tyre të menjëhershme para ligjit, bazuar në nenin 274/A të Kodit Penal. FSHF garanton se do ta ndjekë deri në fund këtë çështje në të gjitha instancat e drejtësisë.

FSHF nuk do të lejojë në asnjë çast nëpërkëmbjen e autoriteteve sportive dhe ndërhyrjet e huliganëve në dëm të cilitdo në ambjentet sportive.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Albin Kurti propozon dy emra për postin e Presidentit, kush do ta zërë karrigen e Hashim Thaçit

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një mbledhje ditën e sotme me kryesinë e partisë. Mediat kosovare shkruajnë se lideri i këtij...

Close