X

Çelsi i bën rrugë humbjet, mundet edhe Leisteri

Premier Liga angleze ka zhvilluar sot të tjera ndeshje të javës së 17, aty ku Çelsi është mundur sërish. Blutë e Londrës kanë humbur përballë Bournmuthit në shtëpi, me rezultatin 0-1 duke pësuar në këtë mënyrë humbjen e dytë radhazi teksa e shohin veten në vendin e katërt tashmë.

Sakaq, Leisteri është ndalur në një barazim 1-1 kundër Noruiç duke u ndalur në vendin e dytë pa mundur të afrohet më shumë me Liverpulin. Skuadra e Leister është kthyer edhe këtë sezon në “hirushen” e Premier Ligës pasi po rivalizon me Sitin e Çelsin për Championsin.

Sakaq, ekip surprizë mund të konsiderohet Shefildi që ka mundur me rezultatin 2-0 Aston Vijën. Kjo fitore, e ngjit Shefildin në vendin e pestë me një pikë më shumë se Mançester Juanjtidi.

Ndeshjet:

Bërnlei – Njukasëll 1-0

Çelsi – Bournmuth 0-1

Leister – Noruiç 1-1

Shefild – Aston Vija 2-0

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
35 organizata ndërkombëtare kundër censurës së medias online në Shqipëri, thirrje qeverisë të tërhiqet

Një grup prej 35 organizatash nga vende të ndryshme të botës, 34 prej të cilave janë pjesë e “Platformës së...

Close