X

Botërori i klubeve, Liverpul dhe Flamengo njohin emrat e rivalëve në gjysmëfinale

Liverpuli dhe Flamengo më në fund dinë emrat e skuadrave me të cilat do të përballen në gjysmëfinalet e Botërorit të Klubeve ku ata do të bëhen pjesë duke filluar nga mesjava e ardhshme. Sot janë zhvilluar çerekfinalet e turneut që kanë nxjerrë emrat e ekipeve të cilat do të luajnë kundër gjigantëve të futbollit europian dhe atij të futbollit në Amerikën e Jugut.

Liverpuli zbret në fushë të mërkurën më datë 18, për të synuar finalen në duelin direkt ndaj meksikanëve të Monterrei. Këta të fundit mposhtën sot ekipin Al Sad të Katarit, i cili drejtohet nga legjenda spanjolle Çavi, me shifrat 3-2.

Ndërkohë, një ditë më para në fushë do të jetë Flamengo, fituese e freskët e Kupës Libertadores, e cila do të luajë përballë Al Hilal. Skuadra saudite mposhti sot me rezultatin 1-0 tunizianët e Esperans, falë golit të një emri të njohur të futbollit europian, ish-sulmuesit të Francës, Bafetimbi Gomis, ndërsa ka në radhët e saj edhe italianin Sebastian Xhovinko.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Pasojat e tërmetit/ Ish-ministri: Premtimet e Ramës janë vetëm ‘lugë boshe

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se premtimet janë vetëm ‘lugë boshe’ sepse nëse vjen ndonjë fond pas...

Close