X

Albin Kurti propozon dy emra për postin e Presidentit, kush do ta zërë karrigen e Hashim Thaçit

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një mbledhje ditën e sotme me kryesinë e partisë.

Mediat kosovare shkruajnë se lideri i këtij subjekti politik, Alvbin Kurti, gjatë mbledhjes ka ka propozuar dy emra për president të Republikës së Kosovës.

Të njëjtat burime, shkruajnë se shkrimtari, Rexhep Qosja dhe Muratin Jashari, janë dy emrat që Kurti ka propozuar për njërin prej posteve më kryesore të vendit. Jashari, edhe më parë përflitej që dëshironte ta kishte postin e presidentit.

Nga ana tjetër, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së kanë zhvilluar një takim disa orësh ditën e sotme, takim i cili nuk ka përfunduar me një marrëveshje të mirëfilltë në lidhje me koalicionin qeverisës mes këtyre dy subjekteve politike.

Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, ndërsa partia e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Katër muaj pas tërheqjes nga trakti me Rusinë, SHBA teston raketën e dytë balistike

Shtetet e Bashkuara kanë testuar një raketë të mesme balistike. Kjo është prova e dytë në katër muajt e fundit,...

Close