X

VIDEO/ “Artisti që nuk e meriton famën në Shqipëri?”, Dj Vicky zbulon të pathënat e muzikës: Suksesin e kam falë Florit


DJ Vicky, një prej më të njohurve në tregun muzikor shqiptar, është ndër më të preferuarit dhe më të ndjekurit në rrjetet sociale.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone” ku ka folur gjatë për eksperiencën e tij dhe punën në këtë profesion.

Teksa moderatorja e emisionit, Ester Bylyku e ka pyetur se kë mendon ai se nuk e meriton famën në Shqipëri, ai është përgjigjur me shaka: Unë.

Më pas ai sqaron se çdo Dj në vendin tonë është i mirë, por përmend që fakti se ai është ndër më të ndjekurit në Instagram, është vetëm për shkak të ndihmës që Flori Mumajesi i ka dhënë në këngët e tij.

Kjo gjë është falë Florit, unë arrita në një moment që u bëra “Pop artist”, si artist sesa si Dj, duke marrë pjesë në Nallane, 1 Nallane 2, Nallane 3, Shangai, Karma që kanë miliona klikime. AtY- aty janë të gjithë s’ka ndonjë më të famshëm se tjerët.”– është shprehur Dj Vicky.

(Dëgjoni në minutën 16:00)

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
FOTO/ Së shpejti pjesë e një projekti ndërkombëtar, moderatorja Nevina Shtylla zbulon planet e së ardhmes

Moderatorja e njohur e ekranit dhe shumë e dashur për publikun, Nevina Shtylla, ka zbuluar planet e së ardhmes. Në...

Close