X

Angela Merkel nuk njeh rivale, “Forbes” e rendit si gruan më të fuqishme për 2019


Kancelarja e Gjermanisë gjermane Angela Merkel është renditur edhe për këtë vit si gruaja më e fuqishme në botë nga “Forbes.”

Kancelarja renditet e para në listën e Forbes 2019, ndërsa ndiqet nga kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde nga Franca, dhe kështu lista vazhdon me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi.

Angela Merkel u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj, për qëndrimin përballë Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe për politikën e saj kundrejt refugjatëve për të hyrë në vend mes krizës së emigrantëve që prej 2015. Media dhe opinionistët e kanë cilësuar Merkelin si lidere “de fakto” e Bashkimit Evropian, por edhe si udhëheqëse e “botës së lirë”.

Renditja e Forbes për 2019:

-Angela Merkel, Kancelarja Gjermane

-Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane-

-Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA

-Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

-Mary Barra, CEO e General Motors

-Melinda Gates, Bashkëkryetare e Bill & Melinda Gates Foundation

-Abigail Johnson, CEO e Fidelity Investments

-Ana Patricia Botín, Kryetare Ekzekutive e Santander Botín

-Ginni Rometty, CEO e IBM Gruaja e parë që drejtoi kompaninë

-Marillyn Heëson, CEO e Lockheed.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Nga 15 dhjetori, “bllokohet” buxheti, pagesa vetëm për rrogat, pensionet dhe emergjencat (lista)

Pas datës 15 dhjetor buxheti i shtetit nuk do të paguajë asnjë fature përveç atyre të domosdoshme që lidhen me...

Close