X

Edi Rama, lëri librat e shenjtë dhe përvish mëngët!

Nga Mustafa Nano

Kohët e fundit e kemi parë kryeministrin Edi Rama në një rol “profetik”. Menjëherë pas tërmetit në ditë të vështira të vetat por edhe për kombin ai është parë dhe dëgjuar të përdorë referenca biblike, kuranike, apo edhe nga librat e tjerë të shenjtë.

I ka përdorur aq shumë sa ka rënë në sy dhe ka krijuar edhe njëlloj bezdie tek disa, një lloj agresioni, në thonjëza, megjithëse edhe pse thonjëzat mund t’i heqim. Në fund fare për t’u mbrojtur kryeministri Rama ka thënë që këto referenca i kam përdorur dhe i kam marrë nga librat e shenjtë që janë më të urtë të botës dhe nëpërmjet të cilat përcillen mesazhe konstruktive të botës. Ky ishte pak a shume mesazhi që përcolli Rama në mbrojtje të asaj që ai po bën.

Dhe unë këtu nga studio e “Provokacijas” kam vendosur ta përforcoj mesazhin e Ramës, kam vendosur ti bashkëngjitëm qëndrimit të tij. Kam sjellë edhe unë disa mesazhe të marra nga librat e shenjtë. Psh. një pasazh nga librat e shenjtë thotë: “Besimtarë, nëse gratë nuk ju binden këshillojini: nëse këshillës nuk ia vënë veshin mos i pranoni në shtrat; nëse prapë nuk binden, atëherë jepuni një dru të mirë (të lehtë) Kurani”.

Nga Kurani, nuk është se është një frazë e thënë “Shën” Erion Braçe fjala vjen, por është thënë nga Kurani në kapitullin 4. Doni më fraza të urta të marrë nga librat e shenjtë?

“Kush nuk i jep dru fëmijës së vet, ai nuk e do atë’. Nga Bibla, Testamenti i Vjetër. Proverbi 13:24”. Ky është marrë nga Bibla.

Tjetër: “Nëse vajza që arrin pubertetin gjendet ende në shtëpinë e prindërve atëherë mëkati bie mbi babain. Prandaj ky i fundit duhet ta nxjerrë të bijën nga shtëpia sa më herët të jetë e mundur, edhe kur ajo është aq e vogël sa vjen rreth lakuriq në shtëpi”. Kjo është marrë nga shkrimet e shenjta Hinduiste sepse Rama iu referua edhe iu referua edhe shkrimeve të lashta Hinduiste. Doni më mesazhe të urta të marra nga librat e shenjta që aq të shenjta nuk janë.

“Nëse dy burra janë duke u zënë me sho-shoqin. dhe gruaja e njërit prej tyre, duke dashur t’i vijë në ndihmë të shoqit, e mbërthen tjetrin nga organet gjenitale, atëherë asaj i duhet prerë dora pa një, pa dy”. Duket si frazë e marrë nga një libër lapërdharë, është marrë nga Bibla nga Testamenti i Vjetër. Duket si shaka por e gjeni në Bibël.

Doni më: ‘Besimtarë mos u bëni miq me familjarë tuaj që nuk janë myslimane”. Ky kuptohet është mesazh kuranik.

Është edhe një i fundit: ‘Besimtarë mos u bëni miq me hebrenjtë e të krishterët”. Duket sikur e kam sajuar unë. Jo e keni në Kuran.

Zoti kryeministër unë kam një apel shumë të thjeshtë. Lërini librat e shenjtë se aq të shenjtë nuk janë, por apeli im është lërini, mos i përfshini në një diskutim publik, dhe bëni atë që njerëzit presin, të përvishni mëngët dhe dilni për zot situatës. Ky është mesazhi im për sonte.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in IDE, LAJME
Atentati me një të vrarë, Ardi Veliu niset me urgjencë në Elbasan

Pas atentatit të mbrëmjes së sotme në një fshat të Peqinit, ku një 26-vjeçar u vra dhe një tjetër u...

Close