X

Historia e dashurisë mes dy këngëtarëve/ Redon Makashi paska njohur Mira Konçin me Shpëtim Saraçin


Këngëtari i njohur Redon Makashi është një prej emrave më të dashur për publikun shqiptar për muzikën që ai bën.

Kemi parë të gjithë që daljet e tij në skenë janë të rralla, por së fundmi këngëtari ka qenë i ftuar në emisionin “Këndo Këngën Time”, ku ka folur jo vetëm për jetën e tij por edhe për jetën profesionale.

Në emision ai është pyetur nga moderatori sesi këngëtarja e mirënjohur Mira Konçi u bë pjesë e grupit të çunave të atyre viteve.

“Ti nuk ke grup pse nuk vjen me grupin tonë, pranoi direkt ftesën. Kemi qenë fëmijë në atë kohë dhe ky ka qenë prezantimi ynë i parë në një tren dhe prej andej ju thashë çunave të grupit do marrim edhe Mirën në grup që të jemi bashkë.

Ata e pritën me shumë dëshirë dhe krijova në atë kohë një këngë “ndoshta ishte dashuri “ dhe kjo këngë siç hyri ashtu doli nga festivali.

Më tha Shpëtimi, që ta orkestroj unë këtë këngë. Erdhëm te shtëpia ime dhe filluam në atë tastierën e lashtë dhe në çdo bisedë më thoshte, si t’ia bëjë të flas me Mirën.

Një dy, një dy po mirë i thash flisni se kam bërë një këngë për Mirën tha Shpëtimi. Më pyeti a lejohen dy këngë në festival tha, e rregulloj unë e fus me dy këngë. E takoj Mirën dhe i them ky është miku im Shpëtimi ka bërë një këngë dhe u prezantuan në prezantimin e parë.”– është shprehur Redoni.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
FOTO/ Albano Bogdo bën ndryshim drastik në pamjen e tij, s’lë mangët as vetullën

Albano Bogdo, aktori i humorit ka bërë sërish ndryshime në pamjen e tij të jashtme. Pas heqjes të shumë kilogramëve,...

Close