X

“Do t’ju vras të gjithëve”, burri terrorizon qytetin francez, qëllohet për vdekje nga policia

Një burrë që bërtiste me të madhe “Do iu vras të gjithëve” dhe iu turr policëve për t’i vrarë në “La Defense” afër Parisit, u qëllua për vdekje nga policia.

Një roje njoftoi polcinë se në sheshin përpara “La Defense”, rreth orës 10.30 minuta, jë burrë kishte rrëmbyer një thikë dhe thoshte se do të vrasë policët.

Një patrullë prej tre policësh iu afrua të dyshuarit, që po afrohej në drejtim të tyre dhe thoshte “Do ju vras”. Të tre oficerët më pas hapën zjarr.

Gjithsej shtatë plumba dolën nga armët e policëve, dy prej të cilëve kanë qëlluar burrin një në gjoks dhe plumbi tjetër në kofshë. Burri ra i vdekur në tokë, ndërsa nuk mund të ngrihej sërish. Ai nuk kishte kartë identiteti me vete.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
“Rama ik”, tifozët e Tiranës kërkojnë largimin e Kryeministrit

Thirrjet “Rama ik” kanë qenë sot dhe në derbin Partizani-Tirana. Për herë të dytë në pak kohë nga shkallët e...

Close