X

Trafikonin sasi të mëdha droge nga Shqipëria, arrestohen shqiptarë dhe italianë

Prokuroria Antimafia e Firences kanë kryer një tjetër operacion të madh, për të zbatuar urdhërat e ndalimit të firmosur në gjykata për shtatë shqiptarë dhe dy italianë. Të dy shtetasit italianët dyshohet se janë pjesë e grupit mafioz “Ndragheta”.

Grupi i strukturuar kriminal i trafikut të drogës dyshohet se kishte shtrirë aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike në provincat e Firences, Pistoias, Pizës e Vibo Valentias. Të dyshuarit akuzohen për trafik dhe mbajtje të drogërave të ndryshme, shkruajnë mediat italiane. Hetimet janë fryt i një tjetër operacioni të mbyllur në maj të këtij viti dhe kanë arritur të zbulojnë trafikun e kryer nga shqiptarët në provincën e Firences me përfshirjen e një subjekti të lidhur me ‘Ndrangheta-n në provincën e Vibo Valentias.

Subjekti, Valerio Navarra, i transferuar në Toskana më 2016 për t’i shpëtuar hetimit në Kalabri, jetonte në Montecatini Terme, ku kishte një piceri, por edhe kishte krijuar, me interesimin direkt të ‘Ndrangheta-s, lidhje kriminale me trafikantët shqiptarë. Policia ka evidentuar si element me rrezikshmëri Robert Lazaj, ekspert i shitjes së drogës, prej vitesh banues në Firence

Mes Navarras dhe Lazajt kishin ndodhur disa takime për trafikun e drogës. Falë hetimeve u bë i mundur sekuestrimi i 38 kileve marijuanë në 15 janar 2019; 18 kilogram marijuanë e 750 gramë kokainë më 4 shkurt, kur karabinierët arrestuan ndër të tjerë edhe Lulezim Shkurtajn, furnizues në sasi të konsiderueshme nga Shqipëria.

Në atë kohë, u arrestuan Robert Lazaj e Eduard Tahiraj, tjetër importues marijuane me lidhje direkt me prodhuesit në Shqipëri. Gjatë operacionit janë sekuestruar 60 kg drogë, me vlerë tregu 700 mijë euro.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
Ambasadori britanik optimist: Po afrohet marrëveshja për koalicionin qeverisës në Kosovë

Ndonëse kanë kaluar kohë nga zgjedhjet e 6 tetorit, ku Vetëvendosja dhe LDK dolën fituese, ende nuk është arritur një...

Close