X

Rama: Kam deficit në tru. Qytetari: Çfarë kryetar qeverie na ka pru Zoti

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme vizitoi të moshuarin e paralizuar Sefer Poçi në Farkë, i cili mbeti në qiell të hapur pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rama e takoi të moshuarin në banesën e re ku është strehuar pas tërmetit.

I biri u kujdes që të sqaronte shefin e qeverisë se i ati nuk e ka shumë të qartë shikimin. Por kryeministri tha se Poçi sheh më mirë sesa ata me shikimin normal, pasi nuk ka deficite në mendje dhe zemër.

Djali: Baba nuk sheh mirë

Edi Rama: Vallahi ai sheh edhe më mirë se ne që shohim, na ngatërrohet kjo që shohim. Kujtojmë se i shohim të gjitha. Baba nuk sheh pastër, por për të parë sheh më mirë se ne.

Sefer Poçi: 10% më kanë ngelur sytë, 10% më kanë ngelur stomaku, 10% dhëmbët, 10% këmbët

Edi Rama: Mendja dhe zemra 150%. Se ne mund ti kemi 100% këto të tjerat, por kemi deficit tek këto të dyja.

Sefer Poçi: A e shihni çfarë kryetar qeverie na ka pru Zoti neve, pash Zotin a e sheh? (qesh)

Pas mbarimit takimit Rama ju drejtua djalit të Seferit duke i thënë: “Të ishte ky në qeveri do na kishte hedhur 20 herë. Ishte kompjuter në tru.”

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ligjet e Ramës kundër medias/ Gazetarët protestë në 19 dhjetor te Parlamenti

E ftuar në Syri TV, gazetarja dhe përfaqësuesja e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Mimoza Koçiu, ka treguar edhe...

Close