X

Nuk ka mrekulli për Lacion, Eintrachtin e shpëton Arsenali

Lazio u mposht me rezultatin 2-0 nga Rennes në Francë dhe nuk ia doli të avancojë më tej në fazën me eliminim të Europa League. Bardhekaltrit e kishin shumë të vështirë kualifikimin, pasi përveç fitores në Francë, u duhej që edhe Celtic të mposhtte Cluj në Rumani, gjë që skocezët nuk e bënë, pasi humbën gjithashtu 2-0 dhe avancuan të dy skuadrat.

Nuk pati surpriza në Grupin A, ku përveç Sevillas që e kishte siguruar kualifikimi, më tej avancuan edhe qipriotën e Apoel, që sot mposhtën spanjollët me rezultatin minimal 1-0, aq sa u mjaftonte për të blinduar vendin e dytë.

Ukrainasve të Dinamos së Kievit u duhej një fitore e thellë përballë Luganos mbrëmjen e sotme, për të avancuar më tej, por nuk ia dolën, pasi nuk shkuan më shumë se barazimi, ndërsa në turin tjetër avancuan Malmo dhe Coppenhagen.

Në Grupin C, Getafe mposhti pastër 3-0 Krasnodarin në ndeshjen direkte, që do të vendoste skuadrën e dytë që do të kalonte më tej, bashkë me zviceranët e Basel, që e kishin siguruar dy javë më parë kualifikimin.

Gjermanët e Eintracht Frankfurt “luajtën me zjarrin”, pasi humbën në shtëpi 2-3 përballë portugezëve të Guimares dhe për pak e panë veten jashtë Europa Leagues. Megjithatë për fatin e mirë të tyre, Standard Liege nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 përballë Arsenalit dhe nuk ia doli të bëjë surprizën.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Publikohet Exit Poll: Zgjedhjet në Britani i fitojnë thellë Konservatorët

Televizioni publik BBC, ka publikuar Exit Poll-in e kryer nga Ipsos MORI, pas përfundimit të votimeve në zgjedhjet e parakohshme...

Close