X

Kryemadhi përplaset me gazetarët e qeverisë

Në studion e “Open”, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është përplasur “live” me të gjithë analistët pranë qeverisë.

Kryemadhi e akuzoi gazetarin Bollino se, përfiton 10 milionë euro me koncesionet që ka marrë nga Rama. “Ti je më i pasur se unë. Ke dy shtëpi, ke një media, ke dhe koncensionin e Bunkart. Si thotë Klosi? Katër milionë turistë nga 10 euro janë 40 milionë euro”,’- tha Kryemadhi.

“Pra, ju jeni një familje e varfër”- vijoi Bolino.

“Jo, jo nuk jam familje e varfër, por ju jeni më të pasur se unë. Unë pasurinë e kam nga babai”- vazhdoi përplasjen Kryemadhi.

“Ju jeni pasuruar në Shqipëri”,- vijoi përsëri Kryemadhi me akuzat ndaj Bolinos.

Një tjetër përplasje e fortë mes Monika Kryemadhit dhe gazetarëve Eni Vasili dhe Alban Dudushi në “Open” në Top Channel. Përplasja nisi kur zonja Kryemadhi tha se mediat po i bëjnë qoka Edi Ramës. Aty ndërhyri Eni Vasili duke i thënë Kryemadhit që Open asnjëherë nuk i ka bërë qoka dikujt.

“Akuza ime e parë është 51 viktma të vrarë me dashje. Familja Lala vdiq sepse nuk kishte  2 fadroma për të mbajtur soletën, pasi banesa nuk u rrëzua menjëherë”- tha Kryemadhi.

Në ato momente ndërhyri Alban Dudushi i cili i tha Kryemadhit që nuk jeni eksperte përtë folur për atë pjesë.

“Ju Alban nga i dini përgjigjet që thoni në emision?- e pyeti Kryemadhi Dudushin.

“Unë pyes eskpertët”- iu përgjigj Alban Dudushi.

“Edhe unë kam ekspertët  e mi”,-vijoi Kryemadhi.

“Na e thuaj kujt i referohesh”,- vijoi Dudushi.

Në këto momente, Kryemadhi akuzoi gazetarin Alban Dudushi, se bën për qoka ndaj qeverisë.

“Ju i bëni qoka. Që me atë emisionin që bëtë me studentët”- tha Kryemadhi.

Cilët studentë? Ju i bëtë presion studentëve që të mos marrin pjesë në emission”, tha Dudushi.

 

Debati u zhvillua edhe mes Besart Kadisë dhe Monika Kryemadhit. Debati nisi kur Kadia i tha Kryemadhit që në këtë rast të tregohet më shtetare dhe jo kaq shumë politikane.

“Besart je i ri në politikë, të uroj suksese. Paguhesh nga oligarkët dhe je me Edi Ramën”- iu përgjigj akuzave Kryemadhi.

“Nuk mund të flisni dhe të analizoni jetën private të dikujt. Ju kam kritikuar kur ishit në pushtet. Keni pasur 8 vite në pushtet”- iu kundërpërgjigj Kadia.

Ti paguhesh nga shqiptarët, ti paguhesh nga ato që vjedhin shqiptarët- iu kundërpërgj Kryemadhi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Nuk ka mrekulli për Lacion, Eintrachtin e shpëton Arsenali

Lazio u mposht me rezultatin 2-0 nga Rennes në Francë dhe nuk ia doli të avancojë më tej në fazën...

Close