X

Kamerat mbas By…. si neveri humaniste


Nga Ilir Demalia/

Ky tërmetet nxorri lakuriq jo vetëm shtetin por edhe fallsitetin e një shoqërie. Që ditën që ra tërmeti, si asnjë herë nuk janë përdorur “telefonat mbas bythe” kjo shprehje gjetje e Artur Zhejit.

Duke filluar që nga kryeministri vendit që nuk ka telefona mbas bythe po një grup kameramanësh të ERTV dhe mediash ne sherbim të ERTV mbas bythe gjithë ditën e lume, sëbashku me kabinetin e tij të PPP-ve dhe grupin parlamentar te KÇK-ve, nuk lenin puthje dore, faqeje, lot pa derdhur pasi lëshonin lengun e qepës në sytë e tyre, duke premtuar se do i rindërtonin shtëpitë e të dëmtuarve dhe më të forta dhe më të mira nga Rilindja, a thua se Rilindja është një minierë ari që pjellë përditë diamante!!!

Gjeni kronikat e tërmetit të vitit 1967′ apo të vitit 1979′ dhe do të shikoni ngjashmërinë gati identike të sjelljes së Enver Hoxhës me kabinetin kriminal të partisë së tij si kjo e Edi Ramës me kabinetin e Rilindjes sot. E njëjta mendësi dhe filozofi, Partia është Zoti ne tokë që na sjell gjithë të mirat.

Kjo lloj mardhënie e stërzgjatur në mes pushtetit dhe popullit ku populli e shikon qeverinë si dielli që pa të nuk do kishte jete, dhe jo si shërbëtore, është gjendje permanente e popujve të pazhvilluar në kondicion psiqik, moral, shtetëror primitiv.

Kamerat mbas bythe plasën si asnjëherë fill sa ra tërmeti. Telefonave mbas bythe të grupeve dhe shoqatave dhe aleancave tip bythe që më shumë se të ndihmonin e kishin mëndjen të shikonin se si dukeshin në telefon-camerat pas bythe për të hedhur sa më shpejt në mediat në on line, humanizmin, mishërimin, dhëmbjen mbas bythe duke treguar se kush mbërriti i pari, kush dhuroj qesen e plasmasit i pari, kush dha batanijen i pari, kush i pari?!! Kush i pari!?? Si ajo historia labit që u zunë kush do ulej ne vendin e parë dhe shoferi autobuzit tha, – Une nuk e nis autobuzin se ju doni autobuz për së gjëri.

O njerëz, që për pak protogonizem dhe përfitim nëpëmjet këtij protogonizmi, duke filluar nga kryeministri që herë lutet si MULLA, herë si Kardinal, herë si Dervish, herë si Hoxhë, herë si Pop, herë si Raba, herë si Budë, a e dini që mëshira dhe ndihma e të pamundurve në të gjitha fetë dhe moralet e kodeve të sjelljes duhet që kur e jep njëra dorë nuk duhet ta marrë vesh dora tjetër dhe jo si ju të gjithë ju me camera dhe telefon-camera mbas bythe?!!

Shqiptarët kanë një model botëror të humanizmit Madre Tereza, por shqiptarët as nuk kanë mësuar prej saj dhe as nuk ndjejnë kurgjë nga ajo që ajo i dha botës.

Madre Tereza nuk shkonte me kamera mbas bythe për të treguar ndihmën e saj, Ajo me sytë kamera kërkonte ku ishte dhimbja, vuejtja nevoja për ndihmë! Me duart e saj prekte plagët dhe me sytë e saj ngazëllente shpresë!

Ajo ngjallte shprese se shkonte jo për paradë mode duke ndërruar veshjet tre herë në dite si keta propogandues-abuzuesit sot me tragjedinë, JO! Ajo me një mantel të bardhë si shpirti saj dhe me një pal sandale si Profeti Jezu Krish ngjallte shpresë me sytë e saj dhe sheronte dhimbjet me duart e saj atje ku nuk hynte kamera. Jo me SYRIN e KAMERAS pas BYTHE.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG
Në ndihmë të debatit mbi ligjin kundër shpifjes

Nga Zef Preçi Gjate dites se sotme ndoqa diskutimet mjerane te nje komisioni te perhershem Kuvendit te Shqiperise mbi shpifjen,...

Close