X

Ironia e Manjanit: Godinat i rrëzoi korrupsioni i opozitës dhe parashikimi i Metës

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjetet sociale, nuk i ka kursyer ironitë sa i takon situatës pas tërmetit.

Në këtë linjë, Manjani shkruan se godinat që ranë nga tërmeti i rrëzoi korrupsioni i opozitës dhe parashikimi i presidentit Ilir Meta.

Po ashtu ish-ministri pohon se javën që vjen qytetarët do të binden se nuk ka pasur fare tërmet.

MESAZHI I MANJANIT

Bëni qejf edhe këtë jave, se javën tjetër do bindeni të gjithë që ska patur tërmet.😀😀😀
Godinat e rëna i rrëzoi korrupsioni i opozitës dhe parashikimi i Ilir Metës.
Kush nuk bindet me këtë logjikë, të shkojë me këmbët e veta në polici. Ti bëjë ca ditë izolim. Burgu është bërë si ushtria, për t’u bërë është!!!
Fjala nuk ban mort, por sot t’fut burg!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Meta publikon në anglisht videon për Dvoranin: Mbrojtja e Integritetit të Gjykatës Kushtetuese, DETYRË MBI DETYRAT

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, videon edhe në gjuhën angleze që...

Close