X

Eksperti gjerman u shkruan liderëve të BE: Po financoni një reformë katastrofike që po rrëzon shtetin në Shqipëri

Martin Henze një ekspert i politikës së jashtëm në Gjermani dhe që ndjek nga afër zhvillimet në Shqipëri, u ka drejtuar një pyetje publike liderëve të BE, në adresat e tyre zyrtare në rrjetet sociale.

Duke marrë shkas nga video e publikuar nga Presidenti Ilir Meta për shkeljet e kreut të KED, Ardian Dvorani me reformën në drejtësi, eksperti gjerman kërkon të dijë nga liderët e BE, përse ata po financojnë një reformë që po rrëzon shtetin ligjor në Shqipëri.

Martin Henze e ka postuar pyetjen e tij në adresën e presidentit të Francës, Emanuel Macron, kryeministrit të Holandës Mark Rutte dhe shumë zyrtarëve krerëve të shteteve të tjera të BE.

“… taksapaguesit evropianë pyesin përse financohet nga BE një reformë gjyqësore katastrofike në Shqipëri, e cila po heq shtetin ligjor dhe promovon shkelje të padiskutueshme të kushtetutës nga qeveria “Rama”?”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ish-kryeministri turk formon parti për ta sfiduar Erdoganin

Ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu ka themeluar një parti të re politike të enjten, hap që tregon sfidimin e partisë në...

Close