X

VIDEO/ “Ku shkoi ai i ziu, silleni këtu”, Rama tregon hapur racizmin në Laç: Ju kam qejf se bëni jetë dhe hare. Bëni kalamaj shumë


Kryeministri Edi Rama është treguar hapur racist teksa ka quajtur ‘të zi’ disa nga banorët e Laçit, të cilët ishin pjesë e komunitetit rom.

Teksa diskutonte me pronarin e lokalit ku ul kryeministri thirri një prej anëtarëve të komunitetit rom me epitetin ‘i ziu’.

Pjesë nga biseda:

Burri: Jam 56 vjeç dhe kam gjithë jetën me qera.

Rama: Qenkemi moshtar. Ti je si shpirt (e puth në ballë). Ç’ke prapë do ta rregullojmë shtëpinë dhe me qera do jesh ti.

Burri: Po s’na i japing ne shtëpitë me qera.

Rama: Çfarë thua ti? Pronari që do i rregullojmë shtëpinë, do ta ketë kush që do të ta japë prapë ty me qera.

Burri: vëre dorën në zemër edhe për romët

Rama: Sa i dua unë romët s’I do njeri. Ju keni zemrë të madhe, muzikë, harem, bëni kalamaj. S’ankoheni fare ju. Bëni jetë.

Burri: Unë kam plakën 82 vjeçe në çadër. Dua një dhomë hoteli për plakën.

Burri largohet dhe më pas Rama e thërret që t’i japë çelësat e hoteli

Rama: Bjere çik atë të ziun, ku iku ai? Ku është ai i ziu mër, nga më iku?

Burri vjen dhe kryeministri i jep çelësat e hoteli për nënën e tij!

Burri: Faleminderit shumë

Rama: Merri çelësat, çojë plakën në hotel!

Momenti në video në minutën 35:40

Kryeministri Edi Rama ka braktisur takimin me banorët e Laçit të cilët janë prekur nga tërmeti I 26 nëntorit 2019.

Në një formë që nuk i kishte ndodhur Ramës asnjëherë në takimet me popullit që transmetohen ‘live’ në ERTV, kryeministri u detyrua të largohej nga takimi me pretekstin se e pret ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio, ndërkohë që banorët vijuan t’a ndiqnin deri në dalje për t’i kërkuar shpjegime për zgjidhjet.

Në Laç, siç mund të shihet edhe në video, kryeministri nuk ia doli dot me batuta.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ditëlindja e 29-të e PD-së/ Basha: Jemi partia e shpresës. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta

Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar themelimin e Partisë Demokratike 29 vite më parë me një postim në “Facebook”. Basha shkruan...

Close