X

‘Shpërthen’ Arbër Hajdari, i kthehet Elvis Naçit: O hoxhe mos më ndërprit, nga të gjithë këtu kam bërë shumë punë konkrete, jo llafe. Reagon Fevziu, imami qesh (VIDEO)


Dje në emisionin “Opinon” Arbër Hajdari ka ‘shpërthyer’ kundër të gjithëve, pasi është shprehur se në panel po i jepej shumë pak fjala, në krahasim me të tjerët.

Teksa ishte duke folur për banesat fabrikat, që mund të sillen nga Turqia, ai ka deklaruar se edhe pse në terren ka bërë punë më shumë nga të gjithë, fjala po i jepet shumë pak.

Ai i është kthyer edhe Elvis Naçit, ku i ka theksuar që është hera e 27 që po e ndërpret.

Debati:

Hajdari: O hoxhe, mos më ndërprit. Së pari që kemi ardhur tek kjo ide, kemi vrarë mendjen shumë dhe gjithë ky panel këtu, duhet të më respektojë se jam më i vogëli dhe më jepet fjala më pak nga të gjithë, edhe pse kam volumin më të madh të punës, çfarë keni bërë ju të gjithë këtu bashkë, punë konkrete jo llafe.

Fevziu: Fjala merret nuk jepet. (Elvis Naçi qesh)

Hajdari: Së dyti ne nuk kemi propozuar një zgjidhje afatshkurtër, por një zgjidhje afatgjatë. Kjo është zgjidhje që po bëhet në vende të zhvilluara.

Fevziu: Po pse është kaq e lirë shtëpia?

Hajdari: Shtëpia është më e lirë sepse e prodhon roboti, e prodhon fabrika, ka garanci 45 vjet. Është hera e 27 që më ndërpret Naçi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Jep dorëheqjen gjyqtarja e Apelit të Shkodrës

Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës Marina Rraboshta ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Dorëheqja ka disa ditë që është paraqitur...

Close