X

Rama ofendon qytetaren: S’je e martuar se kush të afrohet trembet


Kryeministri Edi Rama ishte sot në qytetin e Laçit, ku këmbëngulte vazhdimisht se s’do ua jepte burrave fjalën para, por grave në një përpjekje për të treguar se sa e mbështet ai gjininë femërore.

Mirëpo në po të njëjtat minuta që u shpreh se gratë thonë “fjalë më të zgjuara” se sa burrat, përdori fjalë ofenduese ndaj një banoreje të pamartuar, e cila po i shprehte shqetësimet e saj.

Gruaja i tha kryeministrit se ishte kthyer nga Zvicra pas tërmetit, sepse shtëpia e prindërve ishte shembur dhe shtoi se atje qëndronte me tre mujorsha për të fituar “bukën e gojës”, shprehje e cila nuk i pëlqeu kryeministrit.

Pas një debati Rama arriti në përfundimet e veta se ajo kishte mbetur pa martuar për shkak se fliste shumë.

BISEDA:

Rama: E martume je?

Banorja: Jo

Rama: Hë praaa… E di pse? Se kush të afrohet trembet, se i tmerron.

Banorja: Jo jo, nuk trembet fare

Rama: Qenke dinamit

Banorja: Jam dinamit se jam zot shtëpie, more vesh

Rama: Moj më mbyte, më more para.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Rreziku nga depozitat e ujit në tarracat e pallateve, Inxhinieri: Të merren masa

Tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit, përveç 51 jetëve që mori, qindra personave që la të plagosur dhe dëmet kolosale...

Close