X

Partia Demokratike zotohet: Do të anullojmë ligjet kundër lirisë së medias, që po bën Rama

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka deklaruar se Partia Demokratike, do të anullojë ligjet që po ndërton Edi Rama për të censuruar mediat online dhe për të goditur fjalën e lirë, sapo të vijë në pushtet.

Rruga e vetme për Edi Ramën është tërheqja e projektligjeve antidemorkatike, antikushtetuese, që mbyllin gojën e medias online.

Nëse ai do t’i shkojë deri në fund rrugës së vet të rrezikshme, që cënon më tej imazhin e Shqipërisë dhe dëmton pozicionin e vendit në OSBE, PD do ta anullojë këtë ligj antidemokratik menjëherë sapo të marrë besimin për qeverisjen e vendit.’-shkruan Vokshi.

Ky zotim i Partisë Demokratike, vjen pas kërcënimit që qeveria po i bën mediave online, me dy projektligje me frymë fashiste, që synojnë të vendosin nën kontroll mediat online dhe faqet e internetit, nëpërmjet AKEP dhe AMA.

LEXO EDHE:

Ligji për mediat, Rakipi u drejtohet deputetëve: Turpi do të jetë i juaji, ky është një ligj fashist!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Diplomatët e BE-së dhe SHBA-ve takojnë Olsian Çelën. Zbardhen porositë e “nxehta’ për Kryeprokurorin

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, dhe e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses-Ones, kanë zhvilluar një takim...

Close