X

Në ndihmë të debatit mbi ligjin kundër shpifjes

Nga Zef Preçi

Gjate dites se sotme ndoqa diskutimet mjerane te nje komisioni te perhershem Kuvendit te Shqiperise mbi shpifjen, aq te debatuar dhe thirrje per te mbyllur gojen e cilitdo qe do Shqiperine por qe nuk do qeverine aktuale te radhes. Nuk e kuptoj nga buron kjo enderr e pamundshme per te fituar me zor dashurine e qytetareve shqiptare te tejlodhur nga fushata elektorale qe ne vend qe te mbaronte diten e zgjedhjeve fillon pikerisht ate dite dhe zgjat …kater vjet pa pushim?
Duke besuar ne aksiomen se me mire nje shtyp pa rregulla qe sulmon vend e pavend se sa nje shtyp i kontrolluar/pilotuar nga qeveria (e radhes), por jap edhe une nje kontrtibut modest ne debatin rreth kesaj teme duke marre si reference pervojen e vendit model te demokracise – SHBA-ve.
Keshtu, ne SHBA, edhe pse ligjet nga nje shtet ne tjetrin per ndeshkimin e shpifjes ndryshojne (te folur apo te shkruar qofte ajo) ato kane te perbashket shume elemente. Me kryesoret po i analizoj ketu me poshte.
Se pari, media sociale, edhe pse jane mjeti me i thjeshte per te ndermarre shpifje ndaj dikujt per shkak te menyres moderne, kohes e shpejte dhe kostos se paperfillshme permes te cilave arrijne nje audience te caktuar, trajtohet ne te njejten menyre si medai tradicionale. Kjo do te thote se arresitmi i nje vajze per shkak te nje postimi ne Facebook ne Shqiperi ishte asgje me shume se nje “prove force” e policise dhe deshmi e mentalitetit primtiv prej sundimtaresh te atyre qe nxiten kete dhunim te te drejtave te njeriut…

Se dyti, zyrtaret publike nuk gezojne asnje privilegj per shkak te postit ap pozicionit te larte politik, madje e kunderta. Ata duhet te plotesojne kushte te rrepta per te provuar se flitet per keqdashje te qellimshme perpara se te nisen per te ngritur nje padi ne gjyq, dmth mjafton trajtimi “klasik” me publikimin e pergenjeshtrimit ne rastet e shpifjes dhe keshtu ceshtja arkivohet per opinionin publik dhe palet e perfshira.

Se treti, nese shpifja e trajtuar si te tille nga figurat politike dhe nepunesit e larte publike bazohet ne fakte te verteta, atehere ajo mbrohet nga Amendamenti i pare i Kushtetues Amerikane… Eshte e kuptueshme se nese nuk do te kishte mbrojtje ligjore, nuk do te kishte as zbulim te vertetash te hidhura qe ne rastin e Shqiperise sone jane nje liste e pafund, ku mund permendim psh dosjet per perdorimin e parave dhe te influences politike ne zgjedhjet e 2017-tes, dosjet e korrupsionit qe po gerryen shtetin e se drejtes dhe besimin e publikut ndaj sundimit te ligjit, etj. Dmth ndalimet e bujshme te gazetareve apo marrja demonstrative te kasetave nga emsionet investigative televizive jane thelbesisht te gabuara qe ne nisje. Eshte detyre e prokurorise, policise dhe organeve te tjera ligje-zbatuese te gjurmojne faktet dhe jo gazetaret dhe reporteret e guxhimshem qe ja percjellin ato publikut te gjere…

Se fundi, por jo nga rendesia, ne te gjitha rastet, pretendimi per te qene person i demtuar nga shpifja, pavaresisht rangut ne shoqeri apo ne administrate e vendit, ne SHBA dhe ne vendet e tjera demokratike rruga e vetme e zgjidhjes apo ndeshkimit, mbetet gjykata dhe vetem gjykata. Cfaredo forme tjeter qe u jep fuqine e gjyqesorit organeve administrative te kontrolluara nga qeveria eshte abuzim me demokracine dhe cenim i rende i lirise dhe te drejtave themelore te sanksionuara ne Konventen Europiane per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut.

E nese kuvendaret e nderuar te dites se sotme dhe ata te tjeret qe rrethanat e sollen aksidentalisht te jene ne “altarin e kombit” qe do te ngrene doren si buratine mbas pak ditesh per ligje te tille rrenuese per thelbin e demokracise dhe fjalen e lire do te lexonin sadopak – vetem disa minuta, mund te gjenin pergjigjet e duhura edhe per dilema te tjera te shoqerise sone te sotme, me shume se per interesat e ngushta private te tyre. Prandaj nderprerja e debatit politik rreth kesaj teme dhe terheqja e atij projekt-ligji i ben nder Kuvendit, edhe keshtu me legjitimitet te cunguar dhe larg pritshmerive te shqiptareve mbas 30 vjet tranzicion te dhimbshem dhe shpresehumbur.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG, LAJME
Ruçi prin socialistët me maskë të zezë, ish-ministri nxjerr fotot: Ja ku janë ‘dashnorët e fjalës së lirë’

Ish-ministri Drejtësisë, Ylli Manjani, ka publikuar një foto të Grupit Parlamentar Partisë Socialiste, në vitin 2010, ndërsa protestonin me maska...

Close