X

Mbikëqyrej me byzylyk elektronik, shqiptari ua ‘dredh’ autoriteteve greke dhe niset drejt Shqipërisë


Greqia ka shpallur në kërkim një 35 vjeçar shqiptar, i cili ishte lënë i lirë me një byzylyk elektronik sinjalizimi. Shqiptari ishte dënuar si i përfshirë në çështje vrasjeje, droge dhe vjedhje.

Ai e ka prerë sistemin elektronik të mbikëqyrjes, një ‘orë dore” tek stacioni i autobusëve në Kiffisos në orën 19:00 të së martës dhe menjëherë pas kësaj i humbi gjurmët.

Mediat greke e kanë pasqyruar sot këtë lajm dhe sipas tyre, shqiptari pasi hoqi byzylykun, mori autobusin dhe u nis për në Shqipëria.

Policia greke i ka tingëlluar alarmi se ai kishte ndërprerë sistemin e mbikëqyrjes, më pas ka paralajmëruar sektorët e saj dhe stacionet kufitare për ta bllokuar atë përpara se të mbërrinte dhe të zhdukej në Shqipëri.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin e mjeteve në aksin Korçë-Kolonjë

Reshjet e borës kanë vijuar përgjatë gjithë natës në qarkun e Korçës, ndërsa kanë nisur edhe problemet e para për...

Close