X

Ligji për mediat, Rakipi u drejtohet deputetëve: Turpi do të jetë i juaji, ky është një ligj fashist!

Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë ditën e sotme në Komisionin e Medias, në cilësinë e kryetarit të Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë, për të paraqitur kundërshtimet lidhur me projekligjet që qeveria kërkon të miratojë për median online.

Rakipi ka qenë mjaft i ashpër në fjalën e tij, duke thënë përpara deputetëve, se ligji që qeveria kërkon të kalojë është fashist dhe synon të vërë nën kontroll median dhe të kufizojnë lirinë e shprehjes.

“Paketa anitishpifje është iniciative personale e kryeministrit, mospëlqimi i tij për mediat online është i njohur publikisht. I drejtohet mediave me një gjuhë poshtëruese, lideri ynë ka të drejtë të thotë çfarë të dojë” u shpreh Rakipi.

“Jam dëshmitar i dy gjyqeve të kryeministrit tonë, kërkonte të më dënonte për agjitacion e propagandë… imagjinoni çfarë mund të bëjë ai me katër njerëz, tek Këshilli i Ankesave të AMA-s”, shtoi ai.

“Nuk ka asnjë garanci se këto dy institucione shtetërore AMA dhe AKEP do veprojnë në pavarësi nga politika. Ne jemi njerëzit që tregojmë publikisht se çfarë ndodh këtu.
Turp i madh për këtë vend me gjithë këtë tragjedi (termeti) të bëhet një ligj për ti mbyllur gojën medias. Ky është një ligj fashist. Nuk është i nevojshëm ky ligj. Qytetarët apo zyrtarët që kanë pretendime ndaj një media të caktuar, mund ti drejtohen gjykatës. Nuk mund të zëvendësohen vendimet e gjykatave me vendimet e dy institucioneve në varësi të qeverisë”, deklaroi Rakipi.

/TPZ.al/

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Dëmtime në strukturë dhe kolona, mbyllet Gjykata e Lezhës

Pas realizimit të dy akteve të ekspertimit është konstatuar se godina e Gjykatës së Lezhës paraqet rrezikshmëri për të kryer...

Close