X

Liga e Kampionëve, Grupi B/ Murinjo sfidon Bajernin, finale mes Olimpiakos dhe Cërvena Zvezda


Situata në Grupin B të Ligës së Kampionëve është e qartë për dy skuadrat që do të kalojnë më tej.

Kështu, Bajerni i Mynihut dhe Totenhem kanë siguruar respektivisht vendin e parë dhe të dytë. Të dyja klubet do të sfidohen sot në Mynih.

E veçanta është se nga ndeshja e parë të dyja skuadrat kanë ndryshuar trajner teksa Kovaç nuk është më në drejtimin e Bajern, ndërsa Poçetino te Totenhemi ia ka lënë vendin Murinjos.

Sakaq, kjo ndeshje mund të shërbejë edhe si një hakmarrje për londinezët, të cilët në sfidën e parë u turpëruan në Angli me rezultatin 2-7.

Ndërkohë, në sfidën e tjetër të grupit luhet një finale për vendin e tretë. Në Greqi, Olimpiakos do të presë Cërvena Zvezdën.

Ekipi serb për momentin është në vendin e tretë me tre pikë dhe do t’i mjaftonte edhe barazimi për t’u kualifikuar në Europa League, pasi Olimpiakos ka fituar vetëm një pikë. Megjithatë, në stadiumin e saj, Olimpiakos shndërrohet në një skuadër tjetër.

Ndeshjet:

21:00 Klub Bryzh- Real Madrid

21:00 Olimpiakos- Cërvena Zvezda.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Mbikëqyrej me byzylyk elektronik, shqiptari ua ‘dredh’ autoriteteve greke dhe niset drejt Shqipërisë

Greqia ka shpallur në kërkim një 35 vjeçar shqiptar, i cili ishte lënë i lirë me një byzylyk elektronik sinjalizimi....

Close