X

“Ky projekt-ligj duhet rrëzuar”, nënkryetari i AMA-s: Ju tregoj arsyet pse ligji antishpifje kufizon lirinë e shprehjes

Gazetari dhe njëkohësisht anëtari i AMA-s, Sami Neza, i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” tha se ligji antishpifje nuk duhet miratuar.

Neza deklaroi se ky projekt-ligj kufizon lirinë e shprehjes, ndërsa ka shtuar se po ashtu media mund të vetë-rregullohet.

“Këshilli i AMA-s është shprehur kundër këtij projekt-ligji, për disa arsye, por arsyeja kryesore është parimi i vetë-rregullimit. Media mund të rregullohet me parimin e vetë-rregullimit. Po ashtu është edhe cenim i lirive të shprehjes. E dyta, në dy vitet e fundit ka pasur shumë diskutime në lidhje me këtë ligj. Në asnjë rast nuk sugjerohet që mediat e shkruara ose online të vetërregullohen përmes institucioneve publike ose të balancuara”, tha Neza.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Alfred Lela debaton me gazetarin: Mos fol si anëtar partie, ligji për mediat online synon censurën

Analisti Alfred Lela, ka debatuar me gazetarin e JavaNews, Ardit Rada, lidhur me projektligjet e qeverisë për mediat online. Lela...

Close