X

Kontrollet me radar, policia kap shoferin me shpejtësi 221 km/h në Tiranë

Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet me radar në segmentin Sauk-TEG dhe ka kapur një shoferë që lëvizte me 221 km/h.

Sipas një njoftimi për mediat Policia bën me dije se do të vijojnë kontrollet, pasi shpejtësi të tilla rrezikojnë jetën e qytetarëve.

“Radari 📸 dhe polici👮‍♂ të shpëtojnë jetën. Vijon të ndodhë në aksin rrugor Sauk – Teg. 221 km/h në aksin Sauk – Teg,🛣✈✈✈✈🙏🙏🙏❗❗❗ Shpjetësi e frikshme që rrezikon seriozisht jo vetëm jetën e drejtuesit të mjetit,🚑 por edhe rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës🚑 Stop shpejtësisë,🛫 stop shpejtësisë,🛫 stop shpejtësisë🛫. Respekto rregullat e qarkullimit për të pasur një🏠 destinacion të sigurt. 🚔🚔🛣🚔🚔 Mos shpejto të arrish aksidentin!”, shkruan Policia.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Balla i shqetësuar nga komentuesit anonimë në rrjet: Thonë çfarë i do kokrra e qefit për shkrimet e mia!

Në emisionin e Sokol Ballës, në News24, u diskutuan projektligjet e qeverisë për mediat online. Pavarësisht se tema e emisionit...

Close