X

Juventusi triumfon në Gjermani, Bajerni thyen Totenhemin. Ja rezultatet e mbrëmjes

U luajtën mbrëmjen e sotme, ndeshjet e fundit në fazën e grupeve të Champions League.

Juventusi fitoi 0-2 në fushën e Bajer Leverkusenit, me gola të Kristiano Ronaldos dhe Gonzalo Higuain, të dy në pjesën e dytë. Me këtë fitore, bardhezinjtë konsolidojnë pozitat në vendin e parë me 16 pikë.

Në takimin tjetër të grupit, Atletiko e Madridit fitoi 2-0 ndaj Lokomotivës së Moskës. Golat për spanjollët u shënuan nga Zhoao Feliks dhe Felipe, nga një për secilën pjesën. Atletiko kualifikohet në fazën tjetër të Champions, në vendin e dytë me 10 pikë. Vazhdon në Europa League Bajer Leverkusen si vendi i tretë.

Bajerni i Mynihut mposhti 3-1 Totenhemin e Murinjos në shtëpi. Golat e Koman, Myler dhe Kutinjos i dhanë triumfin bavarezëve, ndërsa vetëm goli i Sesenjo nuk mjaftoi për “spërsat”. Pavarësisht ndeshjes së sotme, Bajerni dhe Totenhemi kualifikohen në fazën tjetër, përkatësisht si vendi i parë dhe i dytë. Olimpiakosit fitoi minimalisht 1-0 ndaj Crvena Zvezdës në takimin tjetër. Kjo fitore i shërbeu grekëve të kapin vendin e tretë, dhe të vazhdojnë në Europa League.

Fitore arritën edhe Reali i Madridit dhe PSG në grupin A, dhe të dyja vazhdojnë në fazën tjetër. Ndërkohë vendin e tretë në grupi e mban Klub Bryzh.

REZULTATET
Bajer Leverkusen-Juventus 0-2
/ Ronaldo 75′, Higuain 92′

Atletiko Madrid-Lokomotiv Moskë 2-0
GOL: Zhoao Feliks 17′, Felipe 54′ /

Bajern Mynih-Totenhem 3-1
Koman 14′, Myler 45′, Kutinjo 64′ / Sesenjo 20′

Olimpiakos-Crvena Zvezda 1-0
El Arabi pen. 87′

PSG-Gallatasarai 5-0
Ikardi 33′, Sarabia 35′, Nejmar 47′, Mbape 63′, Kavani pen. 83′ /

Klub Bryzh-Real Madrid 1-3
Vanaken 55′ / Rodrigo 53′, Vinicius 64′, Modriç 91′

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Ngjarje e rëndë në Korçë, i riu rrihet me sende të forta në një lokal

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në qytetin e Korçës. Një i ri është plagosur me sende të...

Close