X

Dorëhiqet kreu i AKEP, Ilir Zela: S’kam lejuar që interesat publike të nëpërkëmben nga presioni monopolist


Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ilir Zela ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i këtij institucioni.

Rreth dy vite nga marrja e detyrës, Zela njofton dorëheqjen përmes një letre drejtuar, kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, për dijeni edhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulat Balla.

Në letrën drejtuar kryeparlamentarit Ruçi, Zela thotë se i ka shërbyer publikut me përkushtim dhe se në asnjë moment nuk ka lejuar që interesat publike të nëpërkëmben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste.

Gjithashtu në letër, Zela thotë se ka dhënë dorëheqjen edhe si anëtar i këshillit mbikëqyrës të AKEP.

“Prej datës, 22 nëntor 2017 kam patur privilegjin që me besimin dhe mbështetjen e plotë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ti shërbej publikut në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Me paqen e njeriut që i ka shërbyer publikut me përkushtim shembullor, në këtë detyrë apo në angazhime publike të mëhershme, pa lejuar në asnjë moment që interesat publike të nëpërkëmben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste, ju njoftoj dorëheqjen time nga detyra e Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP.”-shkruan Zela në letrën e dorëheqjes së tij.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
VIDEO/ “Ku shkoi ai i ziu, silleni këtu”, Rama tregon hapur racizmin në Laç: Ju kam qejf se bëni jetë dhe hare. Bëni kalamaj shumë

Kryeministri Edi Rama është treguar hapur racist teksa ka quajtur ‘të zi’ disa nga banorët e Laçit, të cilët ishin...

Close